LAJMI I FUNDIT:

Peshkaqeni sulmon grupin e zhytësve, pamjet dramatike nga Maldivet – grabitqari futet mes turistëve

Peshkaqeni sulmon grupin e zhytësve, pamjet dramatike nga Maldivet – grabitqari futet mes turistëve

Ky është momenti rrëqethës kur peshkaqeni sulmon grupin e zhytësve në Maldive, që u regjistrua me kamerë amatore.

Peshkaqeni gjigant u fut në mes të turistëve që kishin shkuar për zhytje – duke e goditur secilin prej tyre me kokës dhe bisht, transmeton Telegrafi.

Ciceroni për peshkim në Ishujt Kajman, Cameron Kirkconnel ka shpërndarë videon në llogarinë e tij në Instagram, si një lloj paralajmërimit për 126 mijë ndjekësit e tij, që të mendohen mirë para se të zhyten.


“Argëtuese, zhytja me peshkaqen në Maldive. Nuk dua që profili im të mbushet me video të tilla”, tha Kirkconnel.

Ai bëri thirrje që t’ju ndalohet turistëve të zhyten me peshkaqenë. Sulmi ka ndodhur së fundmi në Maldive.

Mediat raportojnë se katër zhytësit në video kanë pasur shumë pak përvojë me peshkaqenët. Për fat të mirë nga ky sulm nuk është lënduar askush. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori