LAJMI I FUNDIT:

Peshkaqeni i bardhë mbyt “surfistin” në Australi, ia kafshoi këmbën

Peshkaqeni i bardhë mbyt “surfistin” në Australi, ia kafshoi këmbën

Një peshkaqen i bardhë ka sulmuar një “surfist” në New South Wales, duke mos arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, ka njoftuar policia australiane.

Peshkaqeni ia kishte kafshuar këmbën “surfistit” rreth të 50-ve në afërsi të Kingscliff, në pjesën veriore të New South Wales, transmeton Telegrafi.


Disa surfistë tjerë që në ato momente gjendeshin jo larg vendit ku është sulmuar nga peshkaqeni kolegu i tyre, janë munduar ta ndihmojnë të lënduarin që kishte mbetur në ujë.

Për fat të mirë kanë arritur ta nxjerrin nga uji dhe ta dërgojnë në plazh, megjithatë ai ndërroi jetë në rërë.

Kjo është vdekja e tretë nga sulmet e peshkaqenëve në ujërat e Australisë që nga fillimi i këtij viti. /Telegrafi/