LAJMI I FUNDIT:

Pesha e mëkatit, Juda dhe rrëzimi i aeroplanit…

Pesha e mëkatit…

Shpeshherë në diskursin tonë politik, kulturor dhe djallëzor diskutohet me neveri dhe ndjenjën e refuzimit mbi peshën e mëkatit. Mëkatarët në raste të zakonshme gjenden përtej shtëpisë tonë, pakëz më larg në vija të tjera kulturore, politike apo ideologjike. Duke e bërë këtë ndarje pasha e mëkatit forcohet dhe mëkatarët denigrohen me çdo mjet dhe bëhen të denjë për anatemë.


Duket se ende nuk kemi arritur në një zhvillim normal që të kuptojmë politikën si operacion matematikor ku 2+2 nuk bëjnë gjithsesi 4, kështu me peshën e mëkatit anatemohen matematicienët e formulave të tjera matematikore psh. Ata që thonë se 2+2 mund të bëjnë edhe 5.

Shkurt dhe shqip pasi po diskutohet me pasion dhe aksion a është mëkatar një djalë nga Skrapari i quajtur Ilir Meta për faktin e thjeshtë se ka bërë koalicion me Partinë Demokratike të Sali Berishës. Sa është pesha e mëkatit e Ilir Metës në moçalin e politikës shqiptare nuk mund të diskutohet me ndjenjën e emocionit mbi konceptin paradoksal të tradhtarëve dhe patriotëve, as me solidaritetin si në një kod a sekt mbi vëllazërinë socialiste. Ky është diskutim pa fakte nëse nuk shikohen dy rrugë të zhvillimit dhe ecjes të PS dhe LSI. Është shumë transparent fakti se Edi Rama dëshironte që në këto zgjedhje të dërgonte në kryqin e zhdukjes partinë e Metës.

Këtë dilemë nuk arritën ta zgjidhin në asnjë mënyrë as analistët me veshje, kravata të çuditshme dhe orë të mëdha të dirigjuara në drejtim të syrit të kamerës. Problemi kryesor në diskursin e analizës mbi ‘’tradhtinë e Metës’’ është prefiksi ‘’analist i pavarur ‘’ ndërsa tërë kohën aludon në mbrojtje votash me gjak, tradhtar, hajna të kampit tjetër. Për hir të së vërtetës as kampi tjetër nuk ka shumë mendime të ndritura në paralele me situatën kur ‘’turbullohet uji në oborr’’…

Koalicioni dhe koka e Judës…

Poeti i shquar Dritëro Agolli ka një mesazh të shkëlqyeshëm poetik mbi një ecje metaforike ku njeriu ‘’ec me Judën e bëhet Krisht, ec me Krishtin e bëhet Judë’’, por pikërisht poeti i shquar jashtë standardit të vargjeve të tij poetike e vlerësoi koalicionin Meta – Berisha si devijim të Metës nga idealet e majta. Koalicioni i z. Meta nuk mund të analizohet në asnjë mënyrë si një koncept në mes të judenjëve dhe farisenjëve por duhet vlerësuar në konceptim pozitiv si një arritur shumë e madhe për demokracinë e brishtë shqiptare.

Përse do të thonin cinikët, për faktin e thjeshtë se lufta e klasave në mes të partizanëve dhe ballistëve fillon të merr happy end-in e saj. Koalicioni në mes të Metës dhe Berishës për herë të parë në historinë e komunizmit dhe postkomunizmit qetëson anijen politike shqiptare nga tallazet e detit të shqetësuar dhe anakronizmi politik mbi heronjtë dhe tradhtarët. Larg konceptit radikal dhe përjashtues të politikës shqiptare ndër vite ky koalicion pajton dy sisteme konfliktuoze politike dhe ka prapa vetes një opozitë të fortë dhe të fuqishme.

Shikuar nga të gjitha këndvështrimet Ilir Meta më së paku mund të vesh petkat e tradhtisë së Judës për pesë florinj pushteti që do të ia dhuronte Berisha, duhet pranuar se z.Meta qëndroi dhe rezistoi me një përgjegjësi dhe durim në të kundërt të erës politike që e dirigjuan dy pole politike të armiqësuara që kishin në plan likuidimin e faktorit LSI thuhet se këtu pesha e ndikimit të z.Berisha është më e vogël për shkak se ai kërkonte votat në të djathë të politikës se sa tendenca e z.Rama për të eliminuar Lëvizjen Socialiste për Integrim nga skena politike qoftë edhe me skenarin e humbjes së pushtetit dhe mbetjes në opozitë (por vetëm të ishte i vetmi subjekt socialist në pazarin e politikës), kështu z.Meta dhe LSI po i paguajnë vetëm disa fatura të papaguara në marketing dhe marketingun përjashtues të Partisë Socialiste.

Logjika e thjeshtë arrin të konstatoj se koalicioni PS-LSI si e majtë e bashkuar në të cilin insistonte Meta do të kishte sot rezultatin e barabartë , ndërsa është e qartë se do të mund të siguronte edhe ndonjë deputet më tepër si konsekuencë e bashkimit dhe bashkëpunimit dhe do të mundte z.Berisha dhe koalicionin e djathtë. Nga secili këndvështrim politik z.Rama është i humbur në këtë garë duke u kurthuar në lojën e tij kundër të gjithëve,kundër figurave politike me peshë në partinë e tij, kundër z. Meta dhe LSI, natyrisht kundër PD dhe z. Berisha.

Rrëzimi i aeroplanit dhe katër të mbijetuar…

Katër deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në batakun e politikës shqiptare duken si katër të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit, është shumë logjike që të mbijetuarit nga një aksident i rëndë e shikojnë shtëpinë e parë si mundësi për të gjetur strehim sa ti shërojnë plagët,natyrisht se kjo shtëpi aktualisht ishte Partia Demokratike dhe z.Berisha.

Shumë analistë që para se të jenë të pavarur duken të anshëm apo për më keq kanë interesa të caktuara politike dhe ekonomike në njërin krah apo në tjetrin, nga ky këndvështrim fjala e një pjese të tyre kur parashikojnë se qeveria Berisha -Meta do të rrëzohet shumë shpejt pasi të krijohet me të gjithë ministrat në Adriatik duket më tepër si shaka pa kripë në serinë e telenovelave për të ia bërë qejfin shefit politik.

Përse do të duhet gjithsesi të jetë kjo qeveri afatshkurtër pasi i ka numrat e nevojshëm, mund të krijojë një program të mirë qeverisës siç po premtohet me kauzën, integrim, transparencë dhe ekonomi, ajo që është me rëndësi ‘’jetike’’ mund të shpërndajë pushtet sa të dojë ministra dhe zv.ministra si parashenjë e kënaqësisë ballkanike se ke çka i tregon gruas kur je në një pozitë kaq të lartë shtetërore, bile këndejpari qarkullon edhe një barsoletë se u bëra drejtor shkolle për t’i thënë gruas: ‘’E dashur a e di me kënd po flet unë tashmë jam drejtor shkolle’’… Nga kjo simbolikë ballkanike e të bërit politikë dhe humor qeveria Berisha – Meta do të jetë jetëgjatë dhe do të përfundoj mandatin por realisht shëndeti i saj do të duhej të matej me qeverisjen efikase dhe sukseset e treguara, çdo tregim tjetër në debatin shterpë kundër saj është për të vrarë sorra në ajër…

Tableta për antidemagogji…

Përtej shkëlqimit grotesk të ‘’analizave politike dhe analistëve të pavarura’’ mbi qeverinë Berisha – Meta nuk rëndon koncepti biblik i darkës së fundit mbi peshën e mëkatit të njërit nga nxënësit (apostujt ) pjesëmarrës në darkë. Është në të kundërt të këtyre ‘’analizave objektive’’ qeveria më e mirë që do ti shkruhej Shqipërisë me një bashkëpunim në mes të së djathtës dhe të majtës dhe më një opozitë tejet të fortë parlamentare.

Kur flasim për tabletat për antidemagogji a mund të ishte në të kundërt ‘’tradhti kombëtare’’ fitorja e socialistëve dhe z. Rama siç konceptohej në tymnajën kosovare të diskutimeve politike, assesi jo… Ka një logjikë analogjie në këtë mes dashuria për Partinë Demokratike dhe z.Berisha pasi konceptohet si verior analogjia e persekutimit politik, kulturor dhe ekonomik e veriut nga komunistët e Enver Hoxhës, në këtë s’fond ende nuk arrihet të bëhet një shkëputje përfundimtare dhe brilante e Partisë Socialiste nga post formimi në vitet 1990 nga mbetjet e Partisë së Punës.

Në Kosovë ka një respekt të madh për ish kryeministrin e kohës së luftës z.Pandeli Majko që vjen nga Partia Socialiste por duhet të bie edhe një mur në të ardhmen shumë të afërt fitorja e mundur e socialistëve nuk duhet të konsiderohet tragjedi kombëtare sikundër është shumë e drejtë të festohet dhe të adhurohet Partia Demokratike dhe z.Berisha.

Megjithatë a ka shenjë të barazimit se 2+2=4 apo megjithatë bëjnë 5 në politikë. Kur të shikohet tablloja e batakut tonë politik dhe ideologjik do të mund të konstatojmë konkluzionet përfundimtare…Mbase do të mund të konstatojmë…

Në trend

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë" - Kai Havertz me deklaratë sensacionale pas fitores së Arsenalit ndaj Man united

Premier League
Kalo në kategori