LAJMI I FUNDIT:

Pesëvjeçarja fiton garën për t’u bërë “kryeministre”, Justin Trudeau vihet në “shërbimin” e saj (Foto)

Pesëvjeçarja fiton garën për t’u bërë “kryeministre”, Justin Trudeau vihet në “shërbimin” e saj (Foto)

Pasi një vajzë pesë vjeçare fitoi në konkurrencën e televizionit CBC të fëmijëve, fitoi mundësinë për t’u bërë “kryeministri kanadez për një ditë”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vogëlushja, atë ditë, e shoqëruar nga Justin Trudeau, asaj i janë përmbushur kërkesat që ajo kishte.


Pasi ka takuar kryeministrin e Kanadasë, pesëvjeçarja Bella pyeti nëse mundet që së bashku të ndërtojnë një kala të jastëkëve.

Dhe Trudeau, pa u menduar, menjëherë u pajtua dhe filloi të kërkonte për një material të përshtatshëm për fortesë.

Fitores në këtë konkurs të Bellas thuhet se i ka parapri një pyetje se çfarë do të bënte nëse do të ishte në pozicionin e kryeministrit një ditë.

“Nëse do të isha kryeministër unë do të bëja të sigurt që të gjithë të kenë nga një shtëpi dhe të jenë të sigurt. Unë do të përqafoja të gjithë. Unë do të shqetësohesha për botën rreth nesh dhe që kafshët të jenë të sigurta. Unë do të isha e mirë për të gjithë”, ishte përgjigjja e saj. /Telegrafi/