Dihet se besimi është një pjesë kyçe e çdo marrëdhënie dashurie. Është e vështirë të ndërtohet dhe kaq e lehtë për t’u shembur
Shikoni më poshtë cilat zakone përdorin meshkujt për të shkatërruar besimin në marrëdhënie dhe martesë.
1. Ai nuk është kurrë gati për kompromis
Është e pamundur të ndërtosh një marrëdhënie, aq më pak besim, me një partner që nuk e kupton rëndësinë e kompromisit. Kjo tregon se nevojat e tij janë më të rëndësishme se tuajat. Në atë rast, nuk mund të presësh as mbështetje emocionale prej tij kur të kesh nevojë, tha psikologia Jane Greer për RD. Në çdo marrëdhënie të suksesshme, partnerët duan ta bëjnë njëri-tjetrin të lumtur dhe shmangia e kompromisit tregon egoizëm dhe papjekuri.
2. Ai nuk është kurrë aty kur keni nevojë për të
Anulon takimet në minutën e fundit dhe nuk u përgjigjet telefonatave apo mesazheve tuaja? Besimi nuk ndërtohet me fjalë, por me veprime, dhe pjesa bazë e besimit është ndjenja se mund të mbështeteni tek partneri kur keni nevojë për të.
3. Nuk di të pranojë se ka gabuar apo të kërkojë falje
Nëse ai ka gjithmonë të drejtë, do të thotë se (sipas logjikës së tij) ju gjithmonë e keni gabim dhe kjo është e pamundur. Të gjithë bëjmë gabime, themi gjëra të gabuara, por madhështia e një njeriu manifestohet në gatishmërinë e tij për të pranuar gabimet dhe për të kërkuar falje për to. Nëse partneri juaj refuzon ta bëjë këtë, ai është një mashkull që thjesht nuk di të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.
4. Ai largohet nga ju kur duhet të dërgojë një mesazh ose të bëjë një telefonatë
Fshehja e gjërave të tilla të përditshme e bën një grua të pyesë veten se çfarë po përpiqet t’i fshehë partneri i saj. Sigurisht që nuk ka pse të jetë diçka serioze, por këto veprime shkaktojnë dyshime dhe dëmtojnë besimin.
5. Historitë e tij janë plot pa logjikë
Fillimisht ai ju tregon se fundjavën e ka kaluar me miqtë e tij dhe një ditë më vonë se ka qenë me motrën. Nëse palogjikshmëri të ngjashme vazhdojnë, mos kini frikë t’i bëni një pyetje se ku ishte në të vërtetë. Mos veproni në mënyrë agresive, por nëse pas bisedës nuk merrni një shpjegim për atë që ju shqetëson, duhet të jeni të vetëdijshëm se jeni me një person që nuk dëshiron të jetë i sinqertë me ju. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren
Pilotja më e bukur në botë fluturon për… (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë