LAJMI I FUNDIT:

Pesë yje të Barcelonës ishin gati të bojkotonin kombëtaren e Spanjës nëse Olmo nuk regjistrohej

Pesë yje të Barcelonës ishin gati të bojkotonin kombëtaren e Spanjës nëse Olmo nuk regjistrohej

Pesë yje të Barcelonës thuhet se ishin gati të bojkotonin grumbullimet me kombëtaren e Spanjës nëse bashkëlojtarin i tyre Dani Olmo nuk do të regjistrohej.

Këshilli i Lartë i Sporteve (CSD) ka lejuar Barcelonën të regjistrojë Dani Olmo dhe Pau Victor.

Ky vendim i jep fund javëve të pasigurisë mbi disponueshmërinë e tyre. Të dy lojtarët tani kanë të drejtë të paraqiten në finalen e Superkupës së Spanjës.


Presidenti i La Ligas, Javier Tebas e kritikoi vendimin, duke thënë: “Ky vendim cenon integritetin e ligës”.

Zyrtare: Triumfon Barcelona, regjistrohen Olmo dhe Victor
Lexo po ashtu Zyrtare: Triumfon Barcelona, regjistrohen Olmo dhe Victor

Vërejtjet e tij pasqyrojnë tensionin në rritje midis La Ligës dhe Barcelonës për vendime të tilla.

Megjithatë, raportet nga ‘Onze’ e Esport3 përmes gazetës Sport zbojnë se lojtarët e Barcelonës, përfshirë Gavi, Pedri, Marc Casado, Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal, ishin të gatshëm të hynin në grevë.

Ata thuhet se konsideruan bojkotimin e ekipit kombëtar të Spanjës nëse Olmo nuk do të ishte regjistruar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori