Episodet e ankthit dhe çrregullimet që lidhen me të nuk duhen nënvlerësuar, veçanërisht nëse zgjasin në kohë dhe kushtëzojnë mirëqenien dhe shprehjen e plotë të potencialit të dikujt
Sidoqoftë, gjetja e trajtimit të duhur për vetën mund të kërkojë kohë dhe praktikë, ndërsa në ato momente ju duhet një zgjidhje e shpejtë.
Për fat të mirë, ekzistojnë strategji të mbështetura nga ekspertë të cilat mund të shërbejnë për të ruajtur qetësinë kur emocionet marrin të përpjetën. Ja 5 prej tyre…
Provo teknikën e frymëmarrjes
Gjëja e parë që ndodh tek një person që përfshihet nga ankthi, ndodh një rritje e aktivitetit të amigdalës që luan një rol kyç në përpunimin e emocioneve tona dhe ndodhet në sistemin limbik të trurit.
Frymëmarrja është më sipërfaqësore dhe më e thjeshtë, zemra rreh më shpejt dhe kjo gjë ndikon edhe tek mendimet, duke i bërë më stresuese e shqetësuese. Mënyra më e mirë për të ndërprerë këtë cikël është të ndryshosh atë që trupit po i ndodh fizikisht.
Filloni nga frymëmarrja. Ndaloni dhe merrni frymë katër herë, bëni një pushim dhe nxirrni frymën për katër herë. Gjatë kohës që e bëni përsërisni një shprehje si për shembull ‘qetësohu’. Është gjëja më e thjeshtë që mund të bësh nëse ndihesh vërtet në ankth.
Sfido mendimin tënd
Është e dobishme të krijosh ritualin e të ‘sfiduarit të vetes’, sidomos nëse keni tendencën të mendoni për më të keqen.
Për të ndaluar atë që po ndodh, sfidoni mendimin tuaj. Pyesni veten: ‘Sa reale është kjo? Mendoni se çfarë do t’i thonit një miku në të njëjtën situatë.’
Shkruaje
Nëse të ndodh të biesh në një spirale mendimesh ankthi, ndalo dhe shkruaj gjithçka për të cilën po shqetësohesh dhe pastaj merr në konsideratë atë që ke shkruar: është realiste apo e ekzagjeruar?
Shkëpute veten
Merr dikë në telefon ose bëj një aktivitet që kërkon përqendrim, si një puzzle Sudoku, për të larguar mendjen nga mendimet e pakëndshme që po ju shqetësojnë.
Provo meditimin e vetëdijshëm
Ekzistojnë aplikacione të ndryshme për meditimin, të dobishme për të gjetur qetësinë gjatë ditës sepse këto aplikacione ju ndihmojnë të përqendroheni në momentin e tanishëm. Në vend që të mendoni për të gjithë gjërat e tjera, jepini pushim trurit tuaj.
“Duke mbyllur” bisedën në kokën tuaj do të jetë më e lehtë të jetoni momentin në harmoni dhe më shumë siguri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia