LAJMI I FUNDIT:

Pesë trendët më të mëdhenj për pranverë: Shtesat e modës të cilat do t’i shohim gjithandej!

Pesë trendët më të mëdhenj për pranverë: Shtesat e modës të cilat do t’i shohim gjithandej!

Tani kur dimri është duke përfunduar, përfundimisht është koha të fillojmë të mendojmë për pranverën

Edhe pse nuk është koha për fustane vere dhe fanella të shkurtra, ngadalë mund të fillojmë që të “ngrohemi” me shtesat e modës, transmeton Telegrafi.


Këta janë pesë trendët më të mëdhenj pranverorë të cilët mundeni të filloni t’i bartni që tani.

1. Materiale natyrore

Gërshetimi i ngjyrave të dheut dhe materialeve natyrale theksohen posaçërisht nëse i kombinoni me ngjyrën e bardhë, mirëpo shkojnë shumë mirë edhe me tonet pastel dhe të errëta.

2. Sandalet

Kthim të madh në këtë sezon kanë sandalet me rripa të hollë. Kombinimi ideal janë rripat e hollë dhe të thjeshtë, ngjyra neutrale.

3. Detaje të tejdukshme

Gjithë dukjes pranverore shtoni detaje PVC të tejdukshme, më të mira çantat moderne.

4. Rripi dhe çanta

Kthimi i madh i çantave të cilat barten rreth belit, ndërkaq tani mund t’i bartni edhe mbi supe. Secilit kombinim i japin dukje të këndshme.

5. Punëdore

Fjala është për shtesat e punuara me dorë dhe unike të cilat konsiderohen si luks i ri. Ky trend posaçërisht del në pah kur është fjala për çantat ose vathët.

A post shared by SEPA (@sepacebu) on Mar 14, 2019 at 6:11pm PDT

/Telegrafi/