Pesë të vdekur nga të shtënat masive në Tajlandë, autori kryen vetëvrasje

Një burrë ka qëlluar dhe vrarë të paktën pesë persona në një treg ushqimor në Bangkok përpara se të vriste veten.
Viktimat në tregun Or Tor Kor në kryeqytetin e Tajlandës përfshinin pesë roje sigurie.
Dy gra ishin plagosur gjithashtu, sipas Qendrës Mjekësore Erawan, e cila ofron shërbime emergjente në qytet, shkruan skynews.
"Policia po heton identitetin e personit dhe motivin e incidentit", tha policia tajlandeze në një deklaratë.
Tregu shet kryesisht prodhime bujqësore dhe është një zonë e njohur për turistët tajlandezë dhe të huaj.
Ndryshe, dhuna me armë nuk është e pazakontë në Tajlandë.
Në tetor 2023, një i dyshuar 14-vjeçar përdori një pistoletë të modifikuar për të vrarë dy persona në një qendër tregtare luksoze në Bangkok qendror.
Një vit më parë, një ish-oficer policie vrau 36 persona, përfshirë 22 fëmijë, në një sulm me armë dhe thikë në një çerdhe në Tajlandën lindore. /Telegrafi/





















































