LAJMI I FUNDIT:

Pesë të vdekur nga stuhia e borës në SHBA

Pesë të vdekur nga stuhia e borës në SHBA
Abandoned vehicles litter the George Washington Parkway in McLean, Virginia, just outside Washington January 27, 2011. Wednesday's snowstorm brought more than 5 inches of snow and icy rain causing havoc as many motorists abandoned their stranded vehicles during evening rush-hour in the Capital region. REUTERS/Hyungwon Kang (UNITED STATES - Tags: ENVIRONMENT)

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se stuhia dhe reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar vdekjen e pesë personave. Moti i lig e ka përfshirë Kansasin, Nebraskan, Missourin, Iowan, Illinoisin dhe Indianan.

Trashësia e borës ka shkuar në mbi 30 centimetra dhe vozitja është bërë e rrezikshme.

Të paktën pesë persona humbën jetën në aksidentet e shkaktuara nga rrugët e rrëshqitshme në Kansas dhe Missouri. Në mesin e viktimave ishin një grua dhe vajza e saj 14-vjeçare, vetura e të cilave u ndesh me një kamion të madh.


Autoritet e Missourit kanë pranuar më shumë se tre mijë thirrje për ndihmë. Gjatë të shtunës janë shënuar mbi 700 aksidente dhe 1300 vetura kanë dalë nga rruga.

Njësitë policore të autostradave në Missouri kanë njoftuar se qarkullimi është vështirësuar dhe se vonesat për të arritur në destinacione të caktuara mund të jenë deri në tetë orë. Një rrugë në Indiana është bllokuar për disa orë pasi një kamion rrëshqiti dhe i bllokoi të gjitha korsitë e rrugës. Stuhia ka filluar të zhvendoset në lindje, me ç’rast trashësia e borës në Washington pritet të shkojë në 25 centrimetra.

Meteorologët kanë paralajmëruar se reshje më të mëdha të borës do të bien në Virgjinia. Guvernatori i Virgjinias, Ralph Northam, e ka shpallur gjendjen e emergjencës në mbrëmjen e së shtunës në mënyrë që vendi të përgatitet sa më mirë për këto kushte atmosferike, shkruan “The Guardian”.

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Kalo në kategori