LAJMI I FUNDIT:

Pesë të vdekur dhe 273 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe 273 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

Edhe kjo e shtunë ka regjistruar një rekord rastesh të reja me Covid-19 në Shqipëri, por një trend rënës krahasuar me një ditë më parë.

Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet për 273 raste të reja në 1289 testime të kryera.


Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë,

17 raste në Korçë,

12 raste në Lezhë,

10 raste në Gjirokastër,

8 raste në Shkodër,

7 raste në Sarandë

5 raste në Kavajë,

4 raste në Durrës,

3 raste në Fier,

2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh

1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos

Sa i takon viktimave, kemi një të vdekur më shumë se dje, 5 viktima në total e humbën betejën me virusin.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça”.

Ndërkohë numri i të shëruarve është gjysma e një dite më parë. Janë 44 qytetarë që e kanë fituar betejën me koronavirusin duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura.

“Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19″.

COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 273

Të shëruar ne 24 orë 44

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1,289

Testime totale 106,093

Raste pozitive 16,774

Raste të shëruara 10,001

Raste Aktive 6,325

Humbje jete 448.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori