Pesë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.


Në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë.

Foto nga arkivi