LAJMI I FUNDIT:

Pesë SUV-ët më të shtrenjtë, për disa marka mund të mos keni dëgjuar kurrë

Pesë SUV-ët më të shtrenjtë, për disa marka mund të mos keni dëgjuar kurrë

Të gjitha markat më të njohura të veturave, kanë të paktën nga një linjë të SUV-ve të shtrenjtë me motor të fuqishëm dhe komponentë shtesë, nga “të cilët mund t’ju dhemb koka”.

Më poshtë ju sjellim pesë SUV-ët më të shtrenjtë, ku disa prej këtyre markave mund të mos keni dëgjuar kur për to – e duhet theksuar se bëhet fjalë për një listë ku janë përfshirë modelet e reja, pra nuk përfshihen ato vetura që janë shitur nëpër ankande apo mënyra të ngjashme, transmeton Telegrafi.


Mercedes-Benz G63 AMG 6×6

Gjenerata e kaluar e G-Class vjen në versionin 6×6, peshon 3.850 kilogramë. Motori prej 5.5 litërsh V8 prodhon 544 kuaj-fuqi. Gjithashtu ka fellne prej 37-inçësh e çmimi i tij është 545 mijë dollarë.

Mercedes-Maybach G650 Landaulet

Me një dizajn interesant, ky SUV ka pjesën e pasme të kulmit të palosshëm. Nën kapak ka motorin 6 litërsh V12 që prodhon 621 kuaj-fuqi, kurse shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 180 kilometra në orë.

Në të janë kryer edhe disa përmirësime, kurse në kabinë ka ulëse palosëse, mbajtëse për gota me sistem të ngrohjes dhe ftohjes si dhe sistemin multimedial në pjesën e pasme. Ky model është ekskluziv për faktin se është i kufizuar në prodhimin e vetëm 99 njësive. Çmimi i tij është 754 mijë dollarë.

Dartz Prombron

Nëse mendoni që ka një dizajn të çuditshëm, nuk jeni të vetmit. Dartz Prombron vjen nga Letonia, e karroceria ka materiale të kombinuara. Ka skaner të gjurmëve të gishtërinjve, kamera dhe sirena e mos të harrojmë dorezat e derës janë me rrymë.

Në “zemër” gjendet motori 6 litërsh V12 që prodhon hiq më pak se 1.500 kuaj-fuqi. Edhe pse nuk dihet shumë për të në shumë shtete të botës, kompania që e prodhon vazhdon të punojë pa ndërpre, kurse kanë premtuar se do të sjellin një SUV më “ekstrem”. Çmimi i kësaj veture është 1.2 milion dollarë.

Scarbo Vintage SV Rover

Kjo veturë kur flitet për dizajn është inspiruar nga Ford Bronco, Land Rover Defender dhe H1 Humvee. Motori V8 prodhon 1.100 kuaj-fuqi, kurse mund të instalohet edhe motori elektrik që i jep 1 mijë kuaj-fuqi shtesë. Kjo veturë kushton 1.5 milion dollarë.

Karlmann King

Fituesi “absolut” është Karlmann King që edhe duket si SUV-i më i shtrenjtë në botë. Është i inspiruar nga Ford F-550, kurse karroceria nuk përshkohet nga plumbat për shkak të pllakave të çelikta.

Blerësi mund të zgjedhë mes modelit për katër dhe shtatë pasagjerë, e brenda ka televizor dhe aparat të kafes.

Ka motor 6.8 litërsh V10, derisa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 140 kilometra në orë. Për të pasur një veturë të tillë në garazh, duhet t’i ndani 1.9 milion dollarë. /Telegrafi/