LAJMI I FUNDIT:

Pesë stërvitje ideale kardio që do të formojnë trupin dhe do të definojnë muskujt tuaj

Pesë stërvitje ideale kardio që do të formojnë trupin dhe do të definojnë muskujt tuaj

Në një mori videosh në YouTube me mësime të hollësishme mbi planin e stërvitjes, ne gjetëm ushtrime që kryhen mesatarisht për rreth 7 minuta dhe që japin rezultate maksimale

Nëse mendoni se ajo kohë nuk është e mjaftueshme për të arritur efektin e dëshiruar – të një trupi të tendosur me një përkufizim të qartë, ne do të jua ndërrojmë mendjen.


Shkenca ka konfirmuar se në vetëm shtatë minuta stërvitjeje të të gjithë trupit me intensitet të lartë, mund të arrini rezultate të larta si në një palestër, sipas Kolegjit Amerikan të Mjekësisë Sportive (ACSM), transmeton Telegrafi.

Për këtë lloj trajnimi, gjithçka që ju nevojitet është një karrige, një mur, shtatë minuta kohë dhe pak vullnet të mirë dhe këmbëngulje.

Ne ju paraqesim programet më të mira të stërvitjes që do të kënaqin nevojat e secilit.

Trajnim klasik

Kjo stërvitje është më e mira, nëse thjesht dëshironi të vini veten në lëvizje dhe shtrëngoni trupin tuaj.

Trajnimi bazë

I përfshin të gjitha pjesët e trupit dhe përqendrohet në qëndrueshmërinë.

Trajnim energjik

Trajnimi energjik është më i miri për zgjimin e energjisë, sepse nuk do të jeni në gjendje të ndaleni.

Trajnim me rrotullim

Ky trajnim kërkon pak më shumë angazhim, kështu që zgjidhni atë kur të jeni gati për të kaluar në një nivel më të lartë.

Trajnim me hapa vallëzimi

Është i shkëlqyeshëm për humbjen e peshës dhe formësimin e trupit.

/Telegrafi/