Pesë skiatorë gjenden të vdekur pranë resortit luksoz të Zvicrës

Trupat e pesë skiatorëve janë gjetur nga ekipet e shpëtimit pranë resortit luksoz Zermatt të Zvicrës.
Ata u gjetën një ditë pasi shërbimet e urgjencës u alarmuan nga një grup alpinistësh që ngjiteshin në Rimpfischhorn - një majë 4,199 metra në Alpet Valais - për disa palë ski të mbetura pranë majës.
Bëhet e ditur se kërkimet ajrore dhe tokësore çuan në zbulimin e trupave poshtë majës në akullnajën Adler, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Viktimat u gjetën në lartësi të ndryshme pranë kufirit zvicerano-italian.
Tre trupa u gjetën në një zonë dhe dy të tjerë u zbuluan më lart në një zonë tjetër, sipas shërbimit të shpëtimit Air Zermatt.
Një palë skia tjera u gjetën më vonë, duke konfirmuar se pjesë e grupit kishin qenë pesë persona.
Raportohet se prokuroria publike ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/
















































