LAJMI I FUNDIT:

Pesë simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës D

Pesë simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës D

Simptomat e mungesës së vitaminës D mund të shkaktohen edhe nga obeziteti apo mos ngrënia e mjaftueshme e peshkut dhe konsumimit të qumështit.

Megjithatë, ka edhe disa shenja tjera që tregojnë se duhet të qëndroni më shumë në diell për t’u furnizuar me këtë vitaminë, transmeton Telegrafi.


Fillimisht duhet ta dini se vitamina D është e rëndësishme sepse e ndihmon trupin t’i rregullojë kalciumin dhe mineralet e fosfatit. Këta nutrientë nevojiten për t’i mbajtur eshtrat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm.

Ekspertët thonë se mungesa e vitaminës D, apo vitaminës së diellit, mund të shkaktojë deformime të eshtrave dhe dhimbje. Gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, të rriturit duhet të kenë në konsideratë edhe përdorimin e suplementeve të vitaminës D për t’i përmbushur normat e rekomanduara.

Sidoqoftë, më poshtë i keni disa simptoma të cilat tregojnë se keni mungesë të kësaj vitamine të rëndësishme.

Densitet më të vogël të eshtrave

Vitamina D luan rol krucial në absorbimin e kalciumit dhe metabolizmin e eshtrave. Përderisa shumica mund të mendojnë se kanë probleme me eshtra si pasojë e mungesës së kalciumit, ata gjithashtu duhet ta konsiderojnë edhe marrjen e vitaminës D sepse mund të kenë mungesë të kësaj vitamine.

Plagët shërohen më ngadalë

Nëse një prerje e lëkurës apo çfarëdo plage ju merr kohë shumë të gjatë për t’u shëruar, atëherë kjo mund të jetë si pasojë e mungesës së vitaminës D.

Vitamina D e stimulon prodhimin e përbërësve të cilët janë krucial për formimin e lëkurës së re.

Rënia e flokëve

Rënia e flokëve gjithashtu mund të jetë shenjë e vitaminës D.

Dhimbjet e shpinës

Mungesa e vitaminës D në gjak mund të jetë duke jua shkaktuar dhimbjen në pjesën e poshtme të shpinës, sepse kjo vitaminë është e përfshirë në mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave përmes një numri të mekanizmave.

Lodhja

Lodhja e tepërt mund të jetë një nga shenjat kryesore që tregon se keni nevojë për më shumë vitaminë D. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori