LAJMI I FUNDIT:

Pesë pyetje të çuditshme për intervistë pune – miratuar nga Musk, Bezos dhe Hoffman

Pesë pyetje të çuditshme për intervistë pune – miratuar nga Musk, Bezos dhe Hoffman

Gjetja e kandidatëve të duhur që do të bëjnë një punë të shkëlqyeshme dhe të punojnë mirë me ekipin tuaj ekzistues mund të jetë e vështirë. Duhen kohë dhe përpjekje për të bërë një kërkim të mirë – duke publikuar reklama për vendet e punës dhe pastaj t’i lexoni të gjitha CV-të. Kjo fazë është vetëm për të shikuar se kush është i denjë për një intervistë pune.

Por si mund ta përdorni procesin e intervistës për të siguruar që kompania juaj të punësojë personin më të mirë për këtë punë? Në mënyrë të veçantë, po i bëni pyetjet e duhura dhe si e dini nëse po dëgjoni përgjigjet e duhura?


Udhëheqësit si Elon Musk, Reid Hoffman dhe Jeff Bezos shpesh pëlqejnë të bëjnë pyetje jo të zakonshme për një vend pune, sepse këto pyetje u lejojnë atyre të shohin se si aplikuesit i përpunojnë problemet në kohë reale. Ata mund të shohin se si mendja e dikujt punon dhe mëson diçka gjatë intervistës që nuk mund ta kenë në CV apo referencë.

Telegrafi iu sjell pesë pyetjet që mund të duken të çuditshme për një vend pune.

Sa herë keni marrë LSD?

Të gjithë pajtohen se kjo pyetje për një intervistë pune nuk është profesionale.

Megjithatë, sipas bashkëthemeluesit të Machintos, Andy Hertzfeld, Steve Jobs e përdori këtë pyetje në një intervistë me një aplikues i cili dukej shumë i drejtë dhe i mërzitshëm për shijen e tij.

Ndërsa pyetjet rreth përdorimit të drogës ndoshta janë joproduktive, por për një intervistë pune kjo është një çarmatosje dhe e dobishme.

Çfarë është diçka që është pothuajse e vërtetë dhe askush nuk pajtohet me ju?

Themeluesi i ‘PayPal’ dhe ‘LinkedIn’, Peter Thiel, pëlqen të përdorë këtë pyetje për intervistë pune për të provuar origjinalitetin dhe guximin e dikujt. Ndërsa, Jobs nganjëherë shtyu aplikuesit të jenë të pakëndshëm gjatë intervistave, Thiel thjesht mbështetet në ngathtësinë sociale të intervistës. Ai dëshiron të dijë nëse një aplikuesi për punë do të shtyjë atë vështirësi dhe të tregoj një besim që intervistuesi ndoshta nuk pajtohet.

Ju mund ta përdorni këtë pyetje për të gjykuar pasionin dhe bindjen në përgjigjen e të intervistuarit. Ky entuziazëm ka të ngjarë të përkthehet në rolin e punës së aplikuesit dhe është gjithmonë e rëndësishme që anëtarët e ekipit të jenë të gatshëm të flasin.

Çfarë do të bëni kur largoheni nga kjo kompani?

Në librin ‘Aleanca: Menaxhimi i talenteve në Epokën e Rrjetëzimit’, Reid Hoffman, thotë se kjo është një nga pyetjet e tij të preferuara për intervistë pune.

Kjo pyetje e intervistës pjesërisht nuk është unike, sepse pyetja tregon se ju prisni që aplikuesi për punë të largohet përfundimisht nga kompania juaj. Por, le të jemi të sinqertë, nëse nuk po punëson dikë si Shef Ekzekutiv, shanset janë që aplikuesi i juaj ka në mendje qëllime më të mëdha. Kjo është një gjë e mirë, sepse një person me ambicie është më i aftë të punojë shumë për të fituar një punë më të mirë.

Ju jeni duke qëndruar në sipërfaqen e Tokës. Ju ecni një milje në jug, një milje në perëndim dhe një milje në veri. Ju përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku gjendeni?

Ndoshta ju mund të mendoni se kjo pyetje vjen nga Elon Musk, duke pasur parasysh se ai fillon duke thënë “Ju jeni duke qëndruar në sipërfaqen e Tokës”.

Pse kjo pyetje është e mirë për kompaninë tuaj?

Së pari, sepse ju mund të merrni një përgjigje objektivisht të gabuar. Pyetja përcakton aftësinë që mund të bëjë dallimin se cilët aplikues me të vërtet i njohin aftësitë e tyre.

Së dyti, është një pyetje e mirë për intervistë, sepse ka dy përgjigje.

Përgjigja e parë është “Poli i Veriut”, sepse Toka është një sferë, nëse ecni një milje në jug, pastaj një milje në perëndim, pastaj një tjetër milje në veri, ju do të ktheheni në Polin e Veriut.

Përgjigja e dytë është “Çdo vend rreth 1.32 milje në veri të Polit të Jugut”. Nëse ecni një milje në jug, ju do të afroheni në Polin e Jugut, pastaj kur ecni një milje në perëndim, ju do të përfundoni një lakore të plotë përpara se të shkoni në veri dhe do të ktheheni në vendin ku keni filluar.

Dy përgjigje, të dyja të bazuara në të njëjtën premisë. Por një përgjigje është më pak e qartë se tjetra.

Ju mund të ndryshoni formatin e pyetjes për t’u përshtatur me kompaninë tuaj, por qëllimi është të mësoni nëse aplikuesi juaj i punës do të dalë me përgjigjen e plotë ose do të jetë i kënaqur me përgjigjen e pjesërishme të pyetjes.

Si do të fitonit para nga shitja e akulloreve?

Yasmin Green, kreu i inkubatorit të teknologjisë ‘Jigsaw’ (ish ‘Google Ideas’) e pëlqen ta përdorë këtë pyetje për intervistë pune. Është një gjë e mirë, sepse kandidatët duhet të jenë krijues në të menduarit e shpejtë për t’iu përgjigjur pyetjes në një mënyrë interesante, por gjithashtu duhet të jenë realiste për të pasur një zgjidhje të duhur.

Merrni parasysh markën dhe kulturën e kompanisë tuaj kur i hartoni pyetjet tuaja të intervistës për vende pune. A tentoni të jeni rastësor ose formal? Cilado qoftë, pyetjet tuaja të intervistës duhet të pasqyrojnë atë.

Për shembull, nëse jeni duke intervistuar kandidatë me kualifikim të lartë në një fushë konkurruese, ndoshta nuk keni nevojë të bëni pyetjen se sa herë keni konsumuar LSD. /Telegrafi/