Nëse të paktën një herë keni qenë në një marrëdhënie, e dini se ekzistojnë ca pyetje që kanë fuqinë të “ndezin” një sherr nga hiçi
Siç mund ta imagjinoni, e kemi fjalën për ato pyetje që konsiderohen acaruese/pa vend/të panevojshme nga partneri.
Cilat janë pyetjet që urrejnë burrat? Merreni vesh njëherë e mirë!
1. Sa fiton?
Nuk ka asgjë të keqe të dish sa ambicioz është njeriu përballë teje, por kujdes. Një burrë urren ta pyesësh “sa e ke rrogën”. Po të mendohesh pak më gjatë, do ta marrësh përgjigjen me shumë lezet!
2. Si dukej ish-e dashura jote? Ishte e mirë?
Apo edhe më keq “më e mirë se unë?”. Është normale që të jeni kurioze, por ai mund të ndihet i tensionuar, mbi të gjitha nëse lidhja e tij e mëparshme ishte serioze.
Sipas ekspertëve të lidhjeve, tema të tilla duhen shmangur, por tregohuni të zgjuara dhe merrni informacion në mënyra të tjera. Përshembull ti e di që ata të dy kanë qenë me pushime bashkë në Itali, pyete rreth Italisë dhe kulturës atje, kështu ai do nxjerrë informacione rreth të shkuarës së tij dhe me shpresë, ti nuk do ndihesh keq kur t’i rikujtosh vetes që ai ka patur një jetë para teje.
3. Jemi të lidhur?
Askush nuk do t’ia bësh këtë pyetje, aq më tepër në fillimet e një njohjeje. Burrat stepen nga përkushtimi, janë si fëmijë, ndërsa gratë mendojnë më gjatë për dashurinë, martesën, lumturinë e përjetshme.
Burrave u thuhet të jenë të fortë, të pavarur, që s’kanë nevojë për askënd, që s’duhet të qajnë, të jenë stoikë. Por në çdo lidhje është e rëndësishme që të jeni në të njëjtën gjatësi vale, prandaj kjo pyetje duhet bërë. Në vend të saj provoni të thoni ‘çfarë jemi ne?’ me ton të sigurt, pa u dukur negative apo nevojtare.
4. Ku na sheh pas pesë vitesh?
Kjo s’është një pyetje që duhet t’ia bësh partnerit sepse është shumë tensionuese, por nëse jeni në një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar do të vijë momenti që ta bëni, këshillon Anabel. Rifrazojeni pak si pyetje.
Pyeteni për synimet e tij në jetë, ku do të jetojë, çfarë plani ka në lidhje me karrierën. Kjo është një mënyrë e mirë për të zbuluar planet e tij në jetë dhe nëse bën pjesë edhe ti aty.
5. Kur do t’i takoj prindërit e tu?
Kjo pyetje është delikate, mbi të gjitha në varësi të marrëdhënies që partneri juaj ka me prindërit. Nëse ata nuk kanë patur një marrëdhënie fort të mirë, mos prit t’i takosh prindërit e tij së shpejti.
Nëse marrëdhënia e tyre është e afërt, thuajse shoqërore, atëherë mund të presësh t’i takosh. Por prezantoje fillimisht me të tutë, kështu edhe ai e kupton që momenti ka ardhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Planifikimi i shtatzënisë
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Si të mbetesh shtatzënë për gjashtë muaj?
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi