E bardha është padyshim ngjyra tendencë e kësaj vere, aq më tepër nëse zgjedh një stil që të përshtatet, deri edhe në minimaliste. Por e bardha nuk është e vetmja, sepse s’mund të qëndrojë asnjëherë vetëm.


lanvin

Në të vërtetë, çdo koleksion i ri që është prezantuar së fundmi në pasarelat e modës ka qenë i mbushur me ngjyra, duke filluar nga më të thjeshtat deri tek të ndezurat si pink apo e verdhë. Cilën të zgjedhësh?

Atë që do më shumë, natyrisht! Këtu janë propozuar pesë ngjyrat që janë në modë gjatë këtij sezoni dhe që duhet t’i kesh në gardërobë për të qenë trendi.

E KUQE
Është ngjyra perfekte që të bën të biesh në sy menjëherë dhe e përshtatshme si për biondet, ashtu edhe për zeshkanet. E kuqja e këtij viti është pak e ashpër, por jo agresive.

LEMAIRE

Po të shohësh me kujdes versionin “Gamme Rouge Moncler”, do të arrish të kuptosh anën romantike dhe të sofistikuar të së kuqes.

E KALTËR
Bashkë me të gjitha nuancat e saj, nga më e zbehta deri tek më e errëta.

VUITTON

Madje, një veshje mjaft e nxehtë e këtij sezoni është padyshim ngjyra e kaltër e xhinsit (pantallona, këmishë, fustan).

E VERDHË
Pak e vështirë në pamje të parë të jesh e gjitha e veshur me të verdhë, por ajo është shumë e bukur nëse kombinohet me ngjyrat që i vijnë shumë për shtat, siç është e kaltra e zbehtë për të dhënë një pamje delikate, por edhe e kaltra marine për të tërhequr vëmendje.

BALMAIN

Po ashtu e verdha qëndron mjaft mirë edhe me të zezën.

ROZË
Është ngjyra që kryeson pasarelat e modës në disa sezone dhe vazhdon të jetë mjaft e përdorur, shkruan revista class.

VALENTIN YUDASHKIN

Pink mund të shkojë me çdo ngjyrë, por në verë kombinimi perfekt i rozës është me ngjyrën e bardhë. Provoje!

E GJELBËR
Edhe në këtë rast, janë të pranueshme të gjitha versionet dhe nuancat e kësaj ngjyre.

MARGIELA

Nga jeshilja e zbehtë, deri tek ajo me e fortë e deri tek uniformat tip hipi, të propozuara nga “Chanel” apo xhaketat nga “Ralph Lauren”, për të shkuar deri te e gjelbra që njihet si Aquamarine në kostumet e “Just Cavalli”-it. /Telegrafi/