Felipe Luis ka thënë se Eden Hazard nuk e kishte asnjëherë ambicien për t’u bërë më i miri në bvotë, pasi para një ndeshje të madhe ai e preferonte të luante lojën Marios.

Ish-bashkëlojtarit i belgut te Chelsea ka treguar se si sillej 30-vjeçari në zhveshtore para një përballje të madhe në Ligën Premier.


“Eden, së bashku me Neymar janë dy lojtarët më të mirë që kam luajtur ndonjëherë – aty është edhe Messi”, ka thënë braziliani në një intervistë për Daily Mail.

germany only eden hazard filipe luis chelsea 2015 o02sawff9ht118m52rbz0fchb

“Ai nuk stërvitej si duhej, pesë minuta para një ndeshje të madhe, ai preferonte të luante lojën e Marios”.

“Nxehjet e tij para çdo ndeshje ai e konsideronte t’i lidhte atletet. Por, kur hynte në fushë, askush nuk mund t’i merrte topin nga këmba. Ai mund të driblonte tre apo katër lojtarë dhe e fitonte ndeshjen”.

hazard filipe  1

“Hazard ka një talent shumë të madh. Ndoshta atij i mungon ambicia për të arritur gjëra të mëdha. Nuk thoshte se do të bëhej lojtari më i mirë në botë. Ai mund të ishte një i tillë”, ka shtuar më tej Luis.

Hazard kishte shkëlqyer në Ligën Premier me Chelsean dhe kishte dominuar atje, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për kohën e tij te Real Madridi – aty ku po vuan nga shumë lëndime. /Telegrafi/

telegrafi sport app