Madje edhe nëse nuk keni kondicioner apo nuk dëshironi që ta aktivizoni, me këto disa mënyra të thjeshta mund ta bëni të këndshme temperaturën në shtëpi dhe njëherësh të kurseni shpenzime të rrymës

Qe se çfarë mund të bëni për të freskuar hapësirën në të cilën e kaloni kohën:

1. Errësoni hapësirat

Dritaret gjatë pjesës së ngrohtë të ditës duhet t’i mbani të mbyllura dhe me roleta të lëshuara. Gjithashtu, këshillohet që në dritare të vendosni perde të bardha apo të shndritshme, sepse në atë mënyrë refuzohet drita, transmeton Telegrafi.

2. Perde të lagështa

Njomni perdet dhe ngjitni në dritare. Kjo ka efekt vetëm nëse nata është me puhi të freskët, e cila lëviz perdet dhe kështu freskon dhomën.

3. Dyshemetë pa tepihë

Gjatë nxehtësisë së lartë, hidhni qilima, veçanërisht nëse keni ato lesh.

4. Shkyçni të gjitha nga rryma

Gjatë kohës së vapës së madhe rekomandohet që të shkyçni nga rryma sa më shumë aparate elektrike. Kur jeni në shtëpi, në pjesën më të nxehtë të ditës përdorni vetëm ato aparate të cilat ju janë tepër të nevojshme. Për shembull, rrobalarësen përdoreni herët në mëngjes apo vonë në mbrëmje.

5. Sa më shumë lule të dhomës

Lulet e dhomës nuk do të ndihmojnë që të freskohet dhoma në të cilën qëndroni, mirëpo janë shumë të rëndësishme, pasi që prodhojnë oksigjen, eliminojnë aromat e pakëndshme, kështu që ajri do të jetë më i pastër.

/Telegrafi/