Pesë mënyra për të krijuar një deodorant në kushte shtëpie

Edhe pse pasojat e përdorimit të deodorantëve nuk janë përcaktuar ende, ka njerëz që preferojnë të kërkojnë më shumë alternativa natyrale për t'u kujdesur për trupin e tyre ose që përpiqen t’i krijojnë vetë në shtëpi
Këto 5 receta të shpejta, praktike dhe të thjeshta janë të dobishme për ta bërë vetë në shtëpi deodorantin.
Megjithatë nëse keni lëkurë delikate, konsultohuni me mjekun se cila nga metodat është e përshtatshme për ju.
-15 pika vaj esencial livande
- ½ filxhan uthull molle
- 1 degë livande
- 1 gotë ujë
Livanda njihet për aromën e këndshme, por gjithashtu ka veti anti-inflamatore dhe antimikrobiale. Edhe uthulla i ka këto veti, por nëse aplikohet direkt në lëkurë, mund të shkaktojë acarim dhe kjo është arsyeja pse uji është aq i rëndësishëm, pasi do të hollojë përbërësit.
Në një enë përzieni ujin me uthullën dhe pikat e vajit. Lani mirë degën e livandës dhe shtoni lulet në përzierje.
Lëreni për 10 orë para se ta përdorni.
- 5 g sodë buke
- 25 ml vaj kokosi
- 50 g niseshte të bardhë
- 10 pika vaji esencial kalendule
- Një kavanoz qelqi
Niseshteja e bardhë ndihmon në thithjen e toksinave nga lëkura dhe shëron infeksionet, ndërsa vaji esencial i kalendulës përdoret në trajtimin e lëkurës dhe si ilaç për inflamacionin.
Përziejini përbërësit derisa të përftoni një përzierje homogjene.
Mund ta ruani produktin deri në një vit nëse e mbani në një vend të freskët, të errët dhe të thatë.
- 1/2 filxhan ujë trëndafili
- 1/4 filxhan sodë buke
- 1/4 gotë ujë të distiluar
- 1 lugë fara liri
- Një kavanoz qelqi
Uji i trëndafilit përdoret gjerësisht në botën kozmetike falë vitaminës C, e cila parandalon oksidimin. Nga ana tjetër, farat e lirit janë të afta të ndihmojnë në trajtimin e akneve dhe për ta mbajtur lëkurën të hidratuar.
Ziejini farat e lirit në ujin e distiluar për 2 minuta. Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet. Pastaj shtoni sodën e bukës dhe ujin e trëndafilit dhe përziejini.
Ruajeni atë në një kavanoz qelqi në temperaturë ambienti.
- 1/2 filxhan sode buke
- 1/2 filxhan niseshte
- 2 lugë gjelle vaj kokosi
- 10 pika vaj esencial rozmarine
Soda e bukës ka veti antibakteriale dhe po kështu edhe vaji i arrës së kokosit, i cili është gjithashtu anti-inflamator dhe hidratues. Vaji esencial i rozmarinës mund të zëvendësohet nga çdo aromë tjetër, megjithëse kjo i jep elasticitet lëkurës.
Për përgatitjen e saj, duhet të përzieni përbërësit në mënyrë të barabartë.
Aplikojeni atë dhe prisni pak derisa vaji të përthithet, për të ruajtur efektivitetin e tij, këshillon Class.
- 2 lugë gjelle aloe vera
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë e gjysmë sodë buke
- 1 lugë ujë trëndafili
- 1 lugë glicerinë
Aloe ka veti të ndryshme që e bëjnë atë një nga opsionet më të mira natyrale për lëkurë të shëndetshme: e mban lëkurën të hidratuar dhe të freskët dhe ka veti shëruese, antivirale dhe antiseptike. Glicerina është një hidratues i fuqishëm që mbron lëkurën.
Së pari, përzieni lëngun e limonit me sodën e bukës mbi sobë derisa të ziejë, më pas shtoni ujin e trëndafilit dhe hiqeni tiganin nga soba. Lëreni të ftohet dhe shtoni pjesën tjetër të përbërësve.
Mbajeni përzierjen në një kavanoz qelqi. /Telegrafi/
























































