LAJMI I FUNDIT:

Pesë lojtarët që synon Barcelona t’i largojë, për t’ia bërë vendin Haalandit

Pesë lojtarët që synon Barcelona t’i largojë, për t’ia bërë vendin Haalandit

Barcelona nën udhëheqjen e presidentit Joan Laporta ka treguar interesim të madh në këto dy afate kalimtare të transferimeve, respektivisht në atë veror dhe këtë momental dimëror.

Pas transferimeve, duke sjellë emra si Emerson Royal (i shitur te Tottenhami), Sergio Aguero (i pensionuar), Memphis Depay, Eric Garcia gjatë verës, këtë janar Barça arriti të transferojë Ferran Torres dhe të sigurojë shërbimet e Adama Traores.

Po ashtu, tani bëhet e qartë që prioriteti kryesorë i Barcelonës është transferimi i një sulmuesi, ku në krye të listës për t’i transferuar në këtë janar janë Alvaro Morata dhe Pierre-Emerick Aubameyang.


Ide brilante nga Haaland: Si frymëzohet nga sulmuesi i Ligës Premier për t'i mposhtur mbrojtësit
Lexo po ashtu Ide brilante nga Haaland: Si frymëzohet nga sulmuesi i Ligës Premier për t'i mposhtur mbrojtësit

Ndërkaq, emri që kryeson listën e të dëshiruarve te gjigandi katalunas është ylli norvegjez Erling Haaland, i cili është synimi kryesor për tu transferuar në “Camp Nou” gjatë verës.

Ylli i Borussia Dortmundit pritet të kushtojë më shumë se 100 milionë euro, shifër kjo e cila Barcelona nuk mund ta përballojë, ku siç raporton “Fichajes”, Barça do të largojë së shpejti pesë lojtarë nga skuadra në mënyrë që të përfitojnë nga shitja e tyre, për të siguruar shërbimet e Haaland.

Emrat të cilët bëhet e ditur që pritet të largohen nga Barcelona janë Riqui Puig, Oscar Mingueza, Ousmane Dembele, Alejandro Balde dhe Inaki Pena. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori