LAJMI I FUNDIT:

Pesë lloje ushqimesh që ndihmojnë në eliminimin e yndyrës së barkut pas moshës 50 vjeçare

Pesë lloje ushqimesh që ndihmojnë në eliminimin e yndyrës së barkut pas moshës 50 vjeçare
(Foto: Spicytamarind)

Nutricionistët rekomandojnë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë të hiqni qafe yndyrën e brendshme pas moshës 50 vjeçare, e cila mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për shëndetin tuaj.

Lista përfshin: qimnon, miell bananeje të gjelbër, ushqime të fermentuara, peshk të yndyrshëm dhe zarzavate të errëta.


Dhjami që ndodhet nën lëkurën e barkut mund të jetë mjaft i rrezikshëm për shëndetin tuaj, theksojnë ekspertët.

“Yndyra viscerale është e rrezikshme për shëndetin tuaj për disa arsye. Së pari, ndodhet në pjesën e përparme të trupit, ku krijon stres të konsiderueshëm në zemër dhe organe të tjera vitale. Kjo e vë individin në rrezik për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru, midis gjendjeve të tjera kronike”.

“Së dyti, nëse krijohet, atëherë formohet rreth organeve dhe indeve, gjë që e bën të vështirë humbjen, duke rritur rrezikun e sëmundjeve kronike”, ka thënë Trista Best nga Balance One Supplements.

Për të hequr qafe yndyrën e barkut, dietologët rekomandojnë përfshirjen e ushqimeve të mëposhtme në dietën tuaj të përditshme:

Antibiotiku natyral - thuhet se kjo bimë shëron gjithçka, përveç vdekjes
Lexo po ashtu Antibiotiku natyral - thuhet se kjo bimë shëron gjithçka, përveç vdekjes

Qimnoni

(Foto: Simply Recipes)

Nëse po kërkoni një mënyrë të shkëlqyeshme për të reduktuar masën e yndyrës së brendshme duke shtuar një shije të pasur në pjatat tuaja të preferuara – merrni parasysh të shtoni pak qimnon në recetat tuaja.

“Përdorimi i vazhdueshëm dhe afatgjatë i qimnonit mund të ndihmojë në uljen e depozitave të yndyrës në të gjithë trupin duke rregulluar insulinën, sepse kur qelizat thithin shumë glukozë, trupi e kthen atë në yndyrë. Insulina adekuate mund ta lehtësojë këtë fenomen”, ka sqaruar Best.

Pluhur bananeje të gjelbër

(Foto: Single Ingredient Groceries)

Nëse po kërkoni një mënyrë të shkëlqyeshme për të reduktuar yndyrën e brendshme ndërsa shijoni ushqimet tuaja të preferuara, provoni të shtoni pak pluhur bananeje të gjelbër në recetat tuaja në vend të miellit të bardhë.

Pluhuri i bananes së gjelbër është një nga burimet më të pasura të niseshtesë rezistente ndaj probiotikëve, e cila është një lëndë ushqyese e veçantë që është treguar se ndihmon në bërjen e qelizave tuaja më të përgjegjshme ndaj insulinës, e cila në fund të fundit ndihmon në parandalimin e depozitimit të yndyrës rreth belit tuaj.

Pse është mirë të hani një banane para se të flini?
Lexo po ashtu Pse është mirë të hani një banane para se të flini?

Ushqimi i fermentuar

(Foto: McCormick)

Ushqimet e fermentuara janë një mënyrë e shijshme për të reduktuar masën e yndyrës viscerale.

Disa studime kanë lidhur një rritje të baktereve të dobishme të zorrëve me një ulje të masës yndyrore të brendshme. Përfshirja e ushqimeve të fermentuara duke përfshirë kosin, kefirin ose lakër turshi, mund të ketë një ndikim pozitiv në tretje dhe një sërë procesesh të tjera që ndihmojnë në ruajtjen e peshës normale dhe yndyrës së barkut.

Peshku i yndyrshëm

(Foto: News-Medical)

Shtimi i peshkut të pasur me acide omega-3 yndyrore në dietën tuaj, mund të ketë edhe përfitime tjera krahas shëndetit të zemrës – gjithashtu mund t’ju ndihmojë të hiqni yndyrën e rrezikshme viscerale.

Peshqit e yndyrshëm, si salmoni dhe sardelet, janë të pasur me vitaminë D dhe omega-3, derisa nivelet e ulëta të të dyjave shoqërohen me yndyrë më të lartë viscerale.

Ushqimi i gjelbër që duhet ta hani për të shpejtuar metabolizmin
Lexo po ashtu Ushqimi i gjelbër që duhet ta hani për të shpejtuar metabolizmin

Zarzavate me gjethe të errëta

(Foto: OneGreenPlanet)

Spinaqi dhe lakra jeshile janë të shkëlqyera për të shtuar fibra dhe lëndë ushqyese thelbësore në dietën tuaj, si dhe për të ndihmuar në heqjen e yndyrës së brendshme.

Zarzavatet me gjethe të errëta, si spinaqi dhe lakra e gjelbër, janë burime të mira të kalciumit, një mineral që është treguar se redukton hormonet e depozitimit të yndyrës dhe lidhet me reduktimin e yndyrës viscerale te individët me mbipeshë dhe obezë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori