Nëse jeni në kërkim të mënyrave të reja për të përfshirë fëmijët në çdo pjesë të ditës suaj, atëherë ndiqni disa këshilla.
Të gjithë prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë jetë të sigurt dhe të shëndetshme. Por kjo është e vështirë të arrihet, sepse ditën e zë puna, shoqëria dhe të gjitha detyrimet e tjera. Kështu që përkushtimi dhe vëmendja ndaj tyre nuk është gjithmonë ajo që dëshironi.
Është e vështirë të vendosni një ekuilibër mes punës, familjes dhe aktiviteteve të tjera të ditës. Megjithatë, duke vendosur një shembull të shëndetshëm është një fillim i mirë.
Mbani gjithmonë familjen në aktivitet
Kur është fjala për shëndetin e zemrës, është e rëndësishme të mendoni jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për atë të gjeneratave të ardhshme. Një studim i vitit të kaluar ka zbuluar se fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë po aq sa ju për t’u ushtruar me aktivitete fizike. Le të mos flasim pastaj për fëmijët e shëndoshë, të cilët i kanë të bllokuara arteriet e tyre po aq sa një i rritur 45-vjeçar, kështu që mund të gjenden në kushte të rënda shëndetësore shumë më herët se sa prindërit e tyre.
Planifikoni aktivitete jashtë në natyrë
Vendosni një ditë në javë kur bashkë me fëmijët të bëni diçka aktive dhe ndryshe nga e përditshmja: not në verë, udhëtim në mal apo ski në dimër, ose piknik në pranverë në vjeshtë. Organizoni së bashku një drekë në natyrë dhe zgjidhni disa ushqime të shëndetshme pas një stërvitjeje të mirë. Pas kësaj dite, çdo gjë do të jetë më energjike në familje.
Bëni gjimnastikë bashkë
Pyesni rreth e rrotull shtëpisë nëpër klubet e palestrës dhe qendrave të tjera të komunitetit në zonën tuaj, në lidhje me joga-t ose gjimnastikën, klasat e formuara së bashku me prindërit dhe fëmijët. Në qoftë se fëmija juaj është shumë i ri për të marrë pjesë, shikoni për klasat që mund t’ju ndihmojnë për të djegur kalori me fëmijën tuaj, duke përfshirë ato në lëvizjet tuaja joga. Ose merrni me vete edhe qenin.
Zhvendos dhomën e familjes
Shumë shpesh, dhoma familjare është qendra e përtacisë në shtëpi, zakonisht salloni: një shtrat i rehatshëm, video-lojëra, një raft plot me DVD dhe asgjë për të inkurajuar pak aktivitet fizik apo edhe një kënd palestre. Megjithatë, ka disa mënyra për të shtuar përkujdesjen ndaj fëmijës, pa rregulluar gjithë sallonin duke tërhequr mobiliet gjigante të pajisjeve të stërvitjes. Caktoni një afat kohor për shikimin e televizionit dhe përfshini disa ushtrime të domosdoshme për të mbajtur të gjithë familjen në lëvizje.
Bëni bashkë punët e shtëpisë
Në vend që t’i largoni anëtarët e familjes kur jeni duke bërë punët e shtëpisë, është më mirë që t’i ndani punët me të gjithë. Kthejini punët në një lojë ku të përfshiheni të gjithë së bashku. Bëni gara për të parë sa shpejt mund ta pastroni shtëpinë dhe pastaj përpiquni të ndërtoni një grafik për javën e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, përpiquni edhe të argëtoheni me muzikë, ndërsa vendosni lavatriҫen, merrni fëmijët të këndojnë dhe kërceni bashkë me ta. Merrni qenin për shëtitje dhe bëni një rul patinazhi apo hedhje me litar.
Bëni pazar bashkë
Kjo është shumë e domosdoshme dhe ia vlen të përmendet: Familjet që hanë ushqim të shëndetshëm janë të prirura të kenë zakone të shëndetshme, të tilla si aktiviteti i rregullt fizik. Nëse doni më pak detyrime pas lindjes së një fëmije, d.m.th thjesht t’i ushqeni shëndetshëm, duhet ta përfshini gjithë familjen. Ka shumë të ngjarë të keni sukses. Merrini me vete fëmijët në pazar, le t’i marrin vetë frutat dhe perimet që pëlqejnë dhe të përfshihen edhe në përgatitjen e ushqimit. Ata? Kanë shumë më shumë gjasa për t’i shijuar ushqimet e tyre. Pastaj, edhe për të pastruar pjatat e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
Rastësi me stil apo një përzgjedhje e qëllimshme: Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e sheshta të këtij viti
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të kombinoni një xhaketë lëkure - një pjesë veshjeje shumë e njohur për këtë vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025