LAJMI I FUNDIT:

Pesë hotelet më të mira për rini për të kaluar pushimet në Turqi

Pesë hotelet më të mira për rini për të kaluar pushimet në Turqi

Pjesa më e vështirë për rezervimin e pushimeve është të vendosni se cilin hotel duhet të zgjidhni. Shpesh herë e gjejmë veten duke u munduar të zgjedhim mes ushqimit të mirë, lokacionit, aktiviteteve, atmosferës, çmimit etj.

Zgjidhja më e mirë supozohet se janë hotelet me konceptin Ultra All Inclusive, për arsye se paraprakisht e dini se sa do të kushtojë pushimi juaj dhe përveç asaj pagese nuk do të keni nevojë të shqetësoheni më për asgjë tjetër.

Mirëpo a e dini cili është dallimi i vërtetë ndërmjet All Inclusive dhe Ultra All Inclusive?

Shërbimi All Inclusive në shumicën e rasteve nënkupton shërbim me mëngjes, drekë dhe darkë si dhe pije pa limit nga mengjesi deri në ora 23:00 (varësisht nga hoteli) ndërsa pijet dhe klubet pas ores 23:00 janë me pagesë.

Ndërsa shërbimi Ultra All Inclusive zakonisht posedon një bar në hotel i cili punon 24 orë dhe ofron të gjitha pijet që janë në koncept. Përveç kësaj disa nga hotelet e mbushin me pije edhe mini barin në dhomë për çdo ditë.

Më poshtë gjeni një listë prej pesë hoteleve të cilat punojnë me konceptin Ultra All Inclusive dhe preferohen për pushime me shoqëri por edhe familje.

Orange County Kemer njihet për stilin unik, dhe jetën fantastike të natës. Hoteli është dizajnuar në arkitekturën e shekullit të 16-të të Amsterdamit dhe mundëson që të përjetoni eksperienca mahnitese si: lindjen e diellit, ushqimin e shijshëm, banjat tradicionale turke, mikpritjen e stafit dhe disa prej netëve më të mira të jetës tuaj. Orange County do të ju bëjë të kaloni një pushim të paharrueshëm, e që do të ju mbetet gjatë në mendje.

Orange County Antalya – koncepti unik i argëtimit i kombinuar me ambientet e bukura e bëjnë këtë hotel një prej destinacioneve më të mira të Turqisë për të kaluar pushimin veror. Cilado qoftë arsyeja e pushimit tuaj, festat apo relaksi, ekuilibri i përsosur i këtyre dyjave do të ju bëjë të ndiheni se keni bërë zgjedhjen e duhur me Orange County Alanya.

Starlight Resort – Një prej hoteleve më luksoze, i ndërtuar në një ambient me pamje përrallore, Starlight Resort ka gjithsej 15 pishina dhe një numër të madh të aktiviteteve të cilat mund të zhvillohen gjatë pushimit aty. Një hotel gjigant me 1400 dhoma, rreth 5000 mysafirë, investimet e shumta në jetën e natës dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme gjatë gjithë kohës e bëjnë këtë resort ideal për të kaluar pushimet me shoqëri, familje ose partnerin.

Von Resort një tjetër kompleks i hoteleve mbreslënëse të Turqisë, me akuapark dhe pishina, plazhe të bukura dhe aktivitete të vazhdueshme. Një prej qëllimeve kryesore të hotelit është t’i bëjë mysafirët të ndihen të veçantë dhe të argëtohen sa më shumë që të jetë e mundur duke organizuar aktivitete të ndryshme. Jeta e natës është një specifikë e Von Resort, për të bërë pushimin e mysafirëve një prej kujtimeve më të mira ndonjëherë, ky hotel organizon festa në ambiente të krijuara mbi deti, e që padyshim është një prej festave më të veçanta që dikush mund të përjetojë.

Von Resort Hotels ofron një mori të aktiviteteve dhe shfaqjeve të ndryshme, klube, kafene, dyqane etj.

Alan Xafira – Me një plazh privat vetëm 500m larg dhe një arkitekurë fantastike, Alan Xafira Deluxe të ofron ndjenjën se jeni duke qëndruar në një pallat mbretëror. Ky hotel përrallor është një prej më të preferuarve nga një numër i madh i turistëve jo vetëm për arsye të ambientit të bukur por edhe gjallërisë dhe atmosferës. Gjithashtu është një nga top hotelet e preferuara nga Kosova për cilësinë e shërbimit dhe jetën e natës.

Për të gjithë ata që vendosin të kalojnë pushimet në rajonin e Kemerit, preferohet të vizitojnë edhe klubet e njohura si Aura dhe Club Inferno.

Ofertat më të mira për këto hotele dhe shumë të tjerë i gjeni në Max Travel. Lidhur me ofertat dhe çdo informacion shtesë kontaktoni në tel : +38138754754 ose 049 754 754, vizitoni uebfaqen https://maxtravel.al/ ose kontaktoni në email: info@maxtravel.al

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori