LAJMI I FUNDIT:

Pesë familje që jetojnë me kushte të rënda në Skenderaj do bëhen me shtëpi

Pesë familje që jetojnë me kushte të rënda në Skenderaj do bëhen me shtëpi

Pesë familje që jetojnë në kushte të rënda në Komunën e Skenderajt do të bëhen me shtëpi të reja.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune Bekim Jashari, i cili gjatë ditës së sotme së bashku me humanistin Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë vizituar këto pesë familje.


Përmes një postimi në facebook, Jashari shprehet se këto familje jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit dhe se për të është tepër e rëndë për t’u ballafaquar me ato çfarë kanë parë.

“Dërguam lajme të mira tek Selman Azemi nga Açareva, Hatiqe Hoti nga Turiqeci, Halim Smakaj nga Kllodernica, Skender Kajtazi nga Vitaku dhe i riu Shkelzen Xheloshi nga Qubreli, që për rastësi me lajmin e mirë, datëlindja e tij e 11-të, po shënohet me lajmin për fillimin e ndërtimit të shtëpisë edhe për familjen e tij. Bashkërisht me humanistin Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ishim për vizitë tek secila këto 5 familje, për t’i njoftuar për një jetë të re që do të fillojë shumë shpejt”, thuhet në postimin e Jasharit.

Jashari bëri të ditur se këto familje janë përzgjedhur nga komisioni i Komunës, ndërsa financimi i projektit do të bëhet nga buxheti i Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Përveç këtyre 5 shtëpive, janë edhe 20 të tjera që do të ndërtohen, në bazë të marrëveshjes që Komuna e Skenderajt ka me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori