LAJMI I FUNDIT:

Pesë drejtimet më të mira për t’i studiuar dhe profesionet që ju mundësojnë t’i ushtroni

Pesë drejtimet më të mira për t’i studiuar dhe profesionet që ju mundësojnë t’i ushtroni

 Kur vjen koha për ta zgjedhur çfarë dëshiron të studiosh dhe punosh në të ardhmen, është e vështirë të vendosësh se cila është rruga e duhur për ty. Shumica prej jush, që sapo keni përfunduar shkollën e mesme apo sapo keni filluar studimet, thjeshtë nuk keni një ide të qartë për rrugën e karrierës që dëshironi ta ndiqni, prandaj e keni të vështirë të vendosni se cili është drejtimi i duhur për ju.

E vërteta është se ju nuk jeni të vetëm. Shumë nxënës ballafaqohen me të njëjtin problem, por gjithmonë ekziston një mënyrë për ta gjetur zgjidhjen e duhur.


Çfarë profesioni mund të ushtroni pas përfundimit të studimeve në një drejtim të caktuar?

Nganjëherë, nëse keni më shumë informata dhe detaje lidhur me një karrierë, papritmas do të bëhet më e qartë se çfarë duhet të studioni.

Mësoni më shumë për profesionet që mund t’i ushtroni nëse vendosni të studioni Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike dhe TIK, Dizajn, Biznes, Shkenca Shoqërore, Hotelieri dhe Turizëm, apo Art.

  1. Shkenca kompjuterike

Të gjithë e dimë se po jetojmë në një epokë digjitale, si rrjedhojë secila industri ka një shkallë të lartë të nevojës për profesionistë kompjuterik. Studimet në Shkenca Kompjuterike dhe TIK ofrojnë një fushë të gjerë specializimesh si Teknologji Informative, Ueb Dizajn, IT Security, Data Science etj.

Me studime në këtë fushë përgatiteni për të ushtruar profesione si:

  • Zhvillues Softuerik
  • Inxhinier i Rrjetave
  • Dizajner i Ueb-it
  • Testues Lojërash
  • Menaxher i Databazave
  1. Inxhinieri

Inxhinieria është njëra ndër fushat më të më të popullarizuara për studim në ditët e sotme, dhe ofron specializime të ndryshme në këtë fushë. Inxhinierët janë ata që e bëjnë botën tonë më funksionale, më të mençur dhe më të shpejtë.

Me një diplomë në Inxhinieri ju mund të zgjedhni prej profesioneve në fusha si:

  • Inxhinieri Mekanike
  • Inxhinieri Elektrike
  • Inxhinieri Civile
  • Inxhinieri Bio-mjekësore
  • Inxhinieri Kimike
  1. Dizajn

Nëse gjithmonë e keni parë veten si një person kreativ, që ka sy të mprehtë sa i përket detajeve, atëherë një diplomë në fushën e dizajnit mund të jetë e përkryer për ju. Dizajnerët janë “truri” që qëndron pas secilit koncept apo ide për logo, pako ushqimore, ueb-faqe dhe shumë e shumë të tjera.

Ju mund të punoni në profesione si:

  • Dizajner Grafik,
  • Artist Vizual,
  • Editor Reklamash etj.

  1. Biznes

A ju ka shkuar në mendje se do të ishit në gjendje ta udhëhiqni një biznes suksesshëm? Atëherë një diplomë në biznes mund të jetë e duhura për ju.

Disa nga profesionet më të njohura në fushën e biznesit janë:

  • Administrim Biznesi
  • Administratë Publike
  • Biznes Ndërkombëtar
  • Financa
  1. Shkenca Shoqërore

Shkencat politike ofrojnë disa nga njohuritë dhe shkathtësitë më të llojllojshme për studentët e kësaj fushe. Drejtimet në këtë fushë përpos njohurive specifike gjithmonë ngërthejnë në vete njohuri shtesë që ndihmojnë për një karrierë të suksesshme.

Drejtimet e lidhura me shkencat shoqërore janë:

  • Ekonomi
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Shkenca Politike
  • Komunikim Ndërkombëtar

Vendosni se çfarë dëshironi të bëheni dhe do ta dini se çfarë duhet të studioni.

Ne kemi cekur vetëm disa shembuj të profesioneve që mund t’i ushtroni nëse studioni një drejtim të caktuar.

Fatmirësisht, Cacttus Education ofron shkollim profesional 2 vjeçar për profesionet më me perspektivë: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve”.

Njohuritë akademike dhe ana praktike e studimeve ju përgatisin për çdo treg të punës.

Vizitoni ueb faqen http://cacttus.education/për tu informuar më hollësisht në lidhje me programet për studim.