LAJMI I FUNDIT:

Pesë ditë nga vdekja e Astrit Deharit, institucionet ende pa përgjigje

Pesë ditë nga vdekja e Astrit Deharit, institucionet ende pa përgjigje

Sot janë bërë pesë ditë nga vdekja e dyshimtë e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.

Dehari kishte ndërruar jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku edhe po mbahej si i paraburgosur nën dyshimin se kishte marrë pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

Familjarët e Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në Kosovë kanë kërkuar hetim të pavarur rreth detajeve të vdekjes së Deharit.


Madje Ministria e Drejtësisë është zotuar se ka aktivizuar të gjithë mekanizmat relevantë për zbardhjen e këtij rasti.

Megjithatë, kanë kaluar pesë ditë dhe ende nuk ka përgjigje rreth ngjarjes tragjike.

Në Vetëvendosje vazhdimisht kanë thënë se vdekja e Deharit nuk ishte fatkeqësi, por një montim politik. Kjo për shkak të deklaratave kontradiktore të institucioneve të Kosovës, rreth detajeve të vdekjes së Deharit. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori