Panairi Ndërkombëtar i Librit në Sharjah me punën e shkëlqyer për 37 vite me radhë është bërë sinonim i dashurisë për literaturën, kulturës dhe artit të të lexuarit.
Gati për katër dekada ky panair i renditur si i treti në botë për nga rëndësia, ka arritur të mbledhë një numër jashtëzakonisht të madh të pjesëmarrësve të kulturave, religjioneve, gjuhëve të ndryshme nga e gjithë bota.
I organizuar nga Autoritetet e Librit në Sharjah, nën temën “Tregim shkronjash” ose “Tale of Letters”, panairi i këtij viti po vazhdon të zhvillohet dhe do të zgjasë deri më 10 nëntor 2018 në Expo Centre Sharjah.
Pasi që në panair kishte edhe përfaqësues të Telegrafit të ftuar nga Autoritetet e Librit të Sharjahut, gjatë një takimi me udhëheqësin z.Ahmed al Amri ai shpalosi detaje mjaft interesante rreth panairit të këtij viti.
Për Telegrafin ai u shpreh se ishte shumë i lumtur që në këtë organizim kishte të pranishëm nga Kosova.
“SIBF nuk promovon vetëm libra, por edhe autorë e trashëgimi kulturore. Pa shkronja, nuk do të kishte civilizim. Njeriu fillimisht filloi të shkruante në mure, pastaj në letër dhe vetëm atëherë filloi civilizimi i vërtetë.
Vitin e kaluar ky panair ka thyer rekordet duke numëruar rreth 2.4milion vizitorë, por edhe ky vit deri më tani po duket mjaft premtues. Gjatë këtij viti pjesëmarrit në Panairin Ndërkombëtar të Librit vijnë nga 77 vende të ndryshme. Janë ekspozuar më shumë se 1.6 milion tituj, mbi 500 autorë do të nënshkruajnë librat për fansat e tyre, mbi 1800 aktivitete, 472 mysafirë special nga e gjithë bota përfshirë Japoninë si i ftuar nderi për këtë vit.
Një numër i madh i shitësve ju është dashur të importojnë akoma më shumë libra për arsye që ato janë shitur jashtëzakonisht shpejtë, dhe kjo tregon interesimin dhe numrin e madh të pjesëmarrësve në panair të librit.
Edhe pse në ditët e sotme janë përhapur jashtëzakonisht shumë librat dixhital, njerëzit vazhdojnë të vizitojnë panairet dhe të blejnë libra të printuar për shkak se prekja e letrës, aroma e librit të ofron një ndjenjë plotësisht ndryshe nga ajo e librave dixhital. Gjithashtu sipas një studimi thuhet se informacioni që marrim nga librat e printuara qëndron më gjatë në mendjen tonë se sa nga librat online.
Gjithsesi në panirin e librit në Sharjah mbështeten dhe promovohen të gjitha mënyrat e të lexuarit duke filluar nga librat e printuara, librat dixhital, librat me zë, librat komik, e gjithashtu edhe përmbajtet kualitative në rrjetet sociale.
Ne duam të kuptojmë botën dhe me këtë dua të them se duam të njohim botën dhe njerëzit përmes kulturës, literaturës, leximit” shtoi më tutje z.Ahmed al Amri drejtuesi i Autoriteteve të Librit të Sharjahut në Emiratet e Bashkuara Arbabe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Kryeministri britanik nuk mbështet idenë e Trumpit për zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Protestuesit goditën me vezë policinë në Serbi

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame