Pesë arsyet se përse Real Madridi kishte vështirësi në ndeshjet e fundit

Nuk ka qenë një javë e mrekullueshme për Real Madridin, i cili pësoi humbjen e parë të sezonit në udhëtim te RB Leipzig përpara se të barazonte 1-1 me Gironan të dielën.
Ka disa arsye për rënien në formë dhe më mposhtë keni një vështrim se përse ka ndodhur kjo situatë.
Brishtësia mbrojtëse
Kur Real Madridi pësoi tre gola kundër RB Leipzig, më së shumti që kishte lënë në një lojë këtë sezon, ndodhi pasi Carlo Ancelotti ndryshoi skemën e tij për të startuar me Lucas Vazquez, Nacho dhe Antonio Rudiger, me këtë të fundit të përdorur fillimisht si mbrojtës i majtë.
Tre ndryshime të tjera u bënë për ndeshjen e Gironas, pasi Dani Carvajal, David Alaba dhe Ferland Mendy u rikthyen në formacionin startues.
Mungonte Benzema
Real Madridi ishte shumë i parashikueshëm ndaj ekipeve gjermane dhe katalanas në mungesë të Karim Benzemas, me pjesën më të madhe të lojës së tyre përmes Vinicius dhe me mbrojtjen e vetëdijshme për këtë.
Rodrygo ka luajtur më në qendër për të kompensuar atë boshllëk, por nuk është e njëjta gjë pa francezin dhe Los Blancos nuk kanë produktivitet pa të në qendër.
Mendjen në Katar
Ndërsa Ancelotti ka thënë se mungesat e fundit bazoheshin në vendime për të përfituar klubi, është e qartë se Kupa e Botës është afër dhe do të thotë se disa lojtarë mund të heqin këmbën nga gazi në mënyrë që të mos kenë ndonjë lëndim.
Të kesh një Kupë Bote në mes të sezonit sigurisht që e bën sezonin 2022/23 një sezon të çuditshëm.
Rrotacionet janë të kufizuara
Ndërsa Real Madridi mund të ketë një skuadër të kompletuar, Ancelotti po bën pak rrotacione.
Vetëm Rudiger po përdoret realisht në mbrojtje dhe vetëm Marco Asensio ka bërë ndonjë përparim në sulm.
Pra, lodhja është ende një faktor pasi italiani po përzgjedh vetëm nga një grup i kufizuar lojtarësh, edhe kur ndryshon në 11-shen bazë.
Këmbë të lodhura
Në qendër të tij, lodhja fizike po rëndon shumë te Real Madridi në këtë fazë të sezonit.
Skuadra, e cila fluturoi në shumë ndeshje në fillim të këtij sezoni, shpesh duke imponuar fuqinë e saj fizike në pjesën e dytë, është më e ngadaltë dhe më e lëngshme në këtë pikë të sezonit, me nëntë ndeshje të luajtura në vetëm 28 ditë.
Ata tani kanë edhe tre të tjera – kundër Celtic, Rayo Vallecano dhe Cadiz – para Kupës së Botës që fillon më 20 nëntor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Doncic zhvillon ndeshjen më të mirë, Lakers triumfojnë në udhëtim te Nuggets

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë