LAJMI I FUNDIT:

Pesë anomalitë që shënuan sulmin në Moskë

Pesë anomalitë që shënuan sulmin në Moskë

Të shtunën, Moska ka përjetuar një sulmet më të fuqishme në njëzet vjetët e fundit.

Të paktën 140 persona janë vrarë në sallën e koncerteve të “Crocus City Hall” në periferi të kryeqytetit rus, Moskë.


Mediat po vazhdojmë serinë e botimeve që analizojnë të gjitha mospërputhjet në versionin zyrtar të autoriteteve ruse për sulmin.

Përgjegjësinë për krimin e ka marrë organizata terroriste ISIS pavarësisht se presidenti rus, Vladimir Putin u mundua ta fajësojë Ukrainën se i ka hapur një rrugë sulmuesve për të ikur.

Anomalia e parë

Ambasada amerikane në Moskë paralajmëroi Rusinë, natën e 7-8 marsit se sulmuesit po përgatiteshin për një sulm.

Presidenti rus, Vladimir Putin u tall me paralajmërimet e amerikanëve, pas së cilës ato u shpërfillën.

Si i kishte cilësuar Putin paralajmërimet e amerikanëve për sulm të mundshëm të ekstremistëve në Moskë
Lexo po ashtu Si i kishte cilësuar Putin paralajmërimet e amerikanëve për sulm të mundshëm të ekstremistëve në Moskë

Mësohet se një nga sulmuesit ka kryer një inspektim në “Crocus City Hall”, një ditë para paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulmin: ai u kap më pas në kamera.

Nëse Kremlini, pavarësisht paralajmërimeve, nuk ishte as në dijeni të planeve të sulmuesve, ky është dështimi më i madh i shërbimeve ruse të sigurisë në vitet e fundit.

Anomalia e dytë

Forcave speciale iu desh shumë kohë për të arritur në vendin e ngjarjes. Rojet ruse arritën në vendin e sulmit pothuajse një orë pasi filloi.

Gjatë kësaj kohe, sulmuesit mund të ishin arratisur, gjë që u bë.

Pamjet që shënuan një ndër sulmet më masive në njëzet vjetët e fundit në Rusi: Vrasjet në korridor, tmerri në sallë dhe ikja e të dyshuarve
Lexo po ashtu Pamjet që shënuan një ndër sulmet më masive në njëzet vjetët e fundit në Rusi: Vrasjet në korridor, tmerri në sallë dhe ikja e të dyshuarve

Zjarrfikëset nuk kanë mundur të fillojnë të shuajnë plotësisht zjarrin, pasi kanë pritur që forcat speciale të “pastrojnë zonën”.

Anomalia e tretë

Ndërkohë që zjarri në sallën e qytetit Crocus as nuk ishte shuar ende, autoritetet ruse fajësuan Ukrainën për sulmin pa absolutisht asnjë provë.

Pavarësisht se të dyshuarit për sulmin rezultuan se ishin shtetas të Taxhikistanit të lidhur me ISIS-in dhe përgjegjësinë e mori vetë grupi, Kremlini nuk ka hequr dorë nga “gjurma ukrainase”.

Edhe pse ky version është aq i paqëndrueshëm sa që edhe në rrethin e Putinit nuk besojnë në të, ai përshtatet në mënyrë të përkryer në pamjen e përgjithshme të propagandës ruse të krijuar për të demonizuar Ukrainën.

Nën kërcënimet e ushtarëve rusë, njëri prej të dyshuarve të arrestuar: Kam hyrë nga Turqia, jam paguar 5 mijë dollarë
Lexo po ashtu Nën kërcënimet e ushtarëve rusë, njëri prej të dyshuarve të arrestuar: Kam hyrë nga Turqia, jam paguar 5 mijë dollarë

Vetë hetimi dhe deklaratat zyrtare të autoriteteve janë përshtatur me këtë version dhe propaganduesit rusë janë udhëzuar ta shpërndajnë sa më shumë në media.

Sipas logjikës së Kremlinit, duke fajësuar Ukrainën për këtë sulm barbar, ajo do të jetë në gjendje të mbledhë rusët për të lehtësuar mobilizimin e ardhshëm. Vlen gjithashtu të theksohet se Putin nuk iu drejtua kombit ditën e sulmit, por vetëm pothuajse 24 orë më vonë. Kremlini kaloi pothuajse një ditë të plotë duke kërkuar për ndonjë provë të përfshirjes së Ukrainës, por nuk arriti të gjente asnjë.

Anomalia e katërt

Autorët e dyshuar të sulmit nuk e ndërruan veturën e tyre kur u arratisën, edhe pse tashmë ishte në kërkim, duke e bërë thuajse të pamundur arratisjen e tyre.

Burrat e armatosur, pasi u larguan nga Moska, mund të fshiheshin lehtësisht në një brez pyjor në rajonin e Moskës, pas së cilës ata mund të ndërronin automjete disa herë. Mirëpo, ata nuk e bënë këtë dhe vendosën të depërtojnë në kufi me një veturë, të cilën e kërkonin forcat e rendit.

Sulmuesit kaluan nëpër rajonin e Moskës në një nga autostradat kryesore me një shpejtësi prej 50 km/h. Ata u ndaluan vetëm pas 300 kilometrash. Pse u lejuan të largoheshin kaq larg?

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin
Lexo po ashtu ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Putin pretendon se sulmuesit fillimisht depërtuan në kufirin ukrainas sepse ishte hapur një “dritare” për ta nga Ukraina.

Më vonë, diktatori bjellorus, Alexander Lukashenko e bëri versionin e Putinit të pavlefshëm, duke thënë se sulmuesit e Crocus “nuk mund të hynin” në Bjellorusi për shkak të kufirit të përforcuar, kështu që ata u drejtuan drejt Ukrainës.

Kjo do të thotë, ata nuk kishin planifikuar të shkonin në Ukrainë që në fillim, gjë që është e arsyeshme: atje gjithçka është e minuar dhe e pasigurt, ndërsa në Bjellorusi, duke pasur parasysh kufirin e hapur me Rusinë, është më e shpejtë dhe më e lehtë për të arritur atje.

Ekziston edhe një mundësi tjetër që sulmuesit humbën gjatë vozitjes, edhe pse nëse marrim parasysh se vetë sulmi ishte i mirë planifikuar, duhet planifikuar edhe plani i arratisjes.

Anomalia e pestë

Reagimi i autoriteteve ruse ndaj sulmit.

Shërbimet e sigurisë ruse nuk e zbuluan përgatitjen e sulmit, dështuan në parandalimin e tij, ose dështuan në eliminimin e sulmuesve në vendin e krimit.

Nuk dihet se ku i kanë marrë armët sulmuesit dhe sa prej tyre ishin në të vërtetë. Autoritetet nuk po publikojnë videot e vëzhgimit.

Konkluzioni

Për momentin, sulmi në Crocus lë më shumë pyetje sesa përgjigje.

Një gjë dihet: Kremlini nuk ishte në gjendje ose nuk deshi ta parandalonte, megjithëse kishte të gjitha mundësitë.

Tani Putini dëshiron të përdorë sulmin për të nxitur histerinë anti-ukrainase dhe për të mbledhur sa më shumë përkrahës.

Versioni zyrtar i autoriteteve ruse nuk frymëzon ndonjë besueshmëri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori