LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe propozim-ligji për gjuhët, nesër në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë

Përzgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe propozim-ligji për gjuhët, nesër në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë

Me vazhdimin e nesërm të seancën së 27-të plenare në të cilën në rend dite janë edhe përzgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, Kuvendi e fillon punën në vitin 2018 dhe agjendën intensive të paralajmëruar për muajin e parë të vitit.

Janë caktuar vazhdime të gjithsej gjashtë seancave dhe dy komisioneve kuvendore. Tani për tani ende është e pasigurt nëse deputetët e partisë opozitare do të përfshihen në punën e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nesër në mesditë është paralajmëruar fillimisht vazhdimi i seancës së 27-të në të cilën në rend dite janë, mes tjerash, Propozimi për përzgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të dytë, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie të punës, në lexim të parë, të parashtruar nga 11.868 votues, në lexim të parë dhe disa ligje dhe vendime tjera.


Në seancën e 26-të në rend dite janë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, në seancën e 22-të janë ndryshimet dhe plotësimet reformuese të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve dhe Propozim ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për Këshillin për konfirmimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë për gjykatës, të dy me procedurë të shkurtuar.

Janë caktuar edhe vazhdime të seancës së 11-të, 13-të dhe 15-të, me nga disa pika në rend dite./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori