Poezi nga: Kay Johnson
Përktheu: Fadil Bajraj
Paris! Këmbët e mia janë të ftohta dhe ndihem më mirë.
Një orë në Paris me Verlainen.
Në Greqi edhe një orë me Gregory Corson
Në Rue de Seine –
Dhe kjo është vatër me një libër mbi Zenin – dhe dy mollë ari.
Paris, të dua përsëri!
(shiriti im i filmit ka fotografi të lumtura)
Çka nëse lulet tuaja ngrinjë në tezgat e tyre?
Mollët tuaja të lira u mbyllën pas telit në ora 14:00?
Ndërsa gruaja e pikturuar nga Soutine nuk mund të ngrohet kurrë.
Mban kapelë ruse, çizme në Galerie des Jeunes
(u futa për të pikturuar, javën e kaluar, por këmbët m’u mërdhinë)
E pohuar apo e mohuar, unë jam e njëjta.
Më folën, apo më injoruan, unë jam e njëjta.
Më duan apo nuk më duan, unë jam i njëjti person.
Dhe si po të shkon beteja? Më thuaj, a je duke fituar?
(doja që miqtë poetë të konfirmonin qenien time…)
Mjaft shqetësim numenak! – lumi i vjetër në mua.
I ndryshkur si Sena, po aq i vjetër, po aq i gjatë;
Rrudhosur me barrën tënde të vjetër të pakëndshme.
Lumë në mua, çfarë po mban?
E ç’të thuhet për këtë? A nuk më bëjnë disa njerëz më të vogël?
Por Corso dhe Greqia kanë ngjyrën e atleteve të tenisit.
Menjëherë shpirti im është më i madh se Greqia.
(Vend i vjetër i mjerë, me ngjyrë të këpucëve të Corsos!)
Përmenjëherë bota shndërrohet në madhësinë time.
Ekzistenca ime është e thellë: e konfirmuar.
Një fotografi e keqe e imja – u kruspullosa nja dy ditë
U bëra aq e vogël sa që mezi flisja:
Koka e vjetër e zbehur, e tkurrur e vetes sime, aq e turbullt.
Si mund të përballesha me Botën? Pa asnjë Respekt për Veten.
A nuk e humba betejën time për ekzistencë?
(Si i ke punët sot, Dashnor i Ri? A po kujton se do të fitosh?)
Ekzistenca psikike, a është vërtet kaq e pasigurt?
Mbështetem në Zot – të paktën një vend për të qëndruar,
Një nivel mbi të cilin mund të mbështetet mendja.)
Verlaine i dëgjon sall kambanat,
Ai është një nga tingujt e qytetit që askush nuk e dëgjon.
Unë mund të dëgjoj asnjë kambanë.
Futem në metro; fjalët vijnë përmes rrotave:
“Nuk jam e shitur dhe as e mbaruar në përsosmëri!
E kënaqur, unë – Këto të Meta Universale!
E pra jo unike, e vetmuar ama jo e mjerë;
Njerëzimi derisa unë bie në humnerat e mia…”
Dhe udhëtimet – a nuk e fshijnë veten?
Apo gabimet tuaja?
(Identiteti i humbur te Zoti është përnjëmend madhështor!)
(tash në orën e frëngjishtes)
Papritur çfarë lirie a jam duke fluturuar?
Çfarë lehtësimi! Çfarë lirie nga shtrëngimi!
Nga ajo vete e vogël –
Por sa qesharake është.
Kur jam e tillë Gjithçka më frikëson!
(duke ngrënë darkë)
Sall një paranojë e vockël, jo më e madhe se një ftohje;
(Por nga vijnë mikrobet për të dridhurat psikike?)
O Zot, të mendosh se si më ka fryrë apo
shpuar i gjithë ky aktivitet!
Imagjinoni komedinë e njëfarë Miut të Ri
(A erdha në Paris sall për të parë veten?)
E vockël si një guralec që rritet Lart si një shtëpi!
Ama sa qesharake është kjo.
Më i madh dhe më i vogël:
(krejt jeta e tillë?)
Si qafëgjata Alice dhe tabletat e saj HAMË!
Tash krah për krah, e gjatë si ata,
(në rrugë)
Jam në nivelin me dashnorët, e lumtur
Nuk më vjen turp t’i shikoj në fytyrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë