LAJMI I FUNDIT:

Përvijimi i një koalicioni

Partia e parë e pozitës, pas shumë orvatjeve, duket se e ka bindur partinë e tretë të opozitës për të bashkëqeverisur në mandatin e mbetur. Zyrtarë të AAK-së, në mënyrë direkte kanë shprehur gatishmëri që t’i bashkohen PDK-së në Qeveri, me kusht që i pari i kësaj partie të bëhet kryeministër.

Një koalicion qeverisës ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, nuk ka për qëllim ndërrimin e diskursit të gabuar dhe të dëmshëm politiko-ekonomik, por vazhdimin dhe përshpejtimin e tij.
Partisë së Kryeministrit Thaçi po i nevojitet një partner më i fuqishëm qeverisës për dy arsye kryesore: e para – shpëtimi i Qeverisë nga shembja e brendshme; ndërsa e dyta – ndarja e përgjegjësisë në negociatat e ardhshme politike me Serbinë dhe në privatizimin e ndërmarrjeve të fuqishme publike.


Në këto qëllime që e shpëtojnë Qeverinë dhe e rrënojnë Kosovën, nuk do të duhej të përfshihej asnjë parti politike opozitare që thirret në mbrojtjen e interesit nacional.

Partitë politike, për të cilat po flitet gjithnjë e më shumë se do të përbëjnë Qeverinë e ardhshme, kanë shumë gjëra të përbashkëta. PDK-ja dhe AAK-ja, përveç që kanë pasur mendim të njëjtë për të gjitha proceset antikombëtare që kemi kaluar dhe po kalojmë, ato edhe kanë keq-qeverisur me vendin. Të dyja partitë kanë dhënë kontribut të madh në zhvillimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zyrtarët e këtyre partive janë njerëzit më të pasur në shtetin tonë. Duke e pas parasysh se PDK-ja dhe AAK-ja substancialisht nuk kanë dallime, mbase edhe mund t’i shohim bashkë në një Qeveri.

Kritikat e AAK-së ndaj PDK-së dhe Qeverisë kishin për motiv lakminë për pushtet. Në bazë të deklaratave të fundit që kanë bërë zyrtarët e AAK-së në lidhje me koalicionin e mundshëm me PDK-në, kemi parë se kjo parti është e interesuar vetëm për postin e kryeministrit. AAK-ja në kohën e fundit as deklarativisht nuk po tregohet se përbënë problem mungesa e legjitimitetit demokratik të Qeverisë që po pretendon ta drejtojë. Bazamenti për një qeverisje të mirë dhe të suksesshme është vota e lirë dhe e vullnetshme. Një Qeveri me vota të vjedhura gjënë më të mirë që mund ta bëj është dorëheqja e saj që do të mundësonte zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Ideja për një koalicion, tek zyrtarët e PDK-së dhe AAK-së tregon se institucioni i dorëheqjes nuk ekziston në mendësinë e këtyre partive. Ky institucion i rëndësishëm moral, në rrethana të zakonshme mund të gjejë zbatim vetëm nëse ka politikanë të ndershëm. Në shtetin tonë nuk ka dorëheqje të politikanëve nga pozitat e rëndësishme politike. Edhe nëse dorëhiqet ndonjë politikanë nga ndonjë pozitë e caktuar politike, zakonisht këtë e bënë për të marrë një post tjetër politik. Hyrja e AAK-së me kushtet e saj në Qeveri, do të thotë dorëheqjen e Thaçin nga posti i kryeministrit. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se Thaçi po planifikon të mbetet pa një pozitë kyçe.

Se cilat janë ambiciet e Thaçit në rast të një koalicioni PDK-AAK, mund ta kuptojmë në deklaratat e tij që kanë të bëjnë me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Presidentes Atifete Jahjaga. Thaçi shumë herë ka thënë se e përkrahë mendimin e Kushtetueses për mos ndërprerjen e mandatit të presidentes, nëse votohen amendamentet kushtetuese që ndërlidhen me zgjedhjen e presidentit. Thaçi nuk e thotë këtë pse dëshiron që Atifete Jahjaga të përfundojë mandatin e saj, por e thotë sepse e dëshiron veten në pozitën e saj.

Kohë më parë, disa media, duke u thirr në burime të tyre brenda Qeverisë, kanë raportuar se ekziston një marrëveshje ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aftifete Jahjagës. Sipas mediave, kjo marrëveshje nënkupton që Jahjaga të jap dorëheqje dhe të marrë një ministri në qeverinë e ardhshme të drejtuar nga Ramush Haradinaj. Ndërsa, Hashim Thaçi të zgjidhet President në Kuvend, sipas legjislacionit në fuqi. Në rast se do të miratoheshin amendamentet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejt, atëherë do të vlente mendimi i Kushtetueses për mos ndërprerjen e mandatit të presidentit.

Përvijimi dhe krijimi një koalicioni ndërmjet PDK-së dhe AAK-së me qëllim që t’i jepet një autonomi speciale veriut dhe të shiten pasuritë strategjike kombëtare, duhet t’i brengosë të gjithë qytetarët që ia duan të mirën shtetit të tyre. Nëse qytetarët arrijnë që t’i parandalojnë negociatat politike me Serbinë dhe shitjen e ndërmarrjeve publike, atëherë do ta shpëtojnë shtetin nga skenari i këtyre partive që po përpëliten ta shpëtojnë veten.

Fundi i këtij viti dhe fillimi i vitit të ri do të jetë vendimtar për shtetin tonë. Se si do të bëhet Kosova, kjo varet nga ne.

Në trend

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Kalo në kategori