LAJMI I FUNDIT:

Përveç vajzës së prokurorit, në Prokurorinë e Prishtinës u punësua edhe kunata e administratores në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Përveç vajzës së prokurorit, në Prokurorinë e Prishtinës u punësua edhe kunata e administratores në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë ditës së djeshme ka publikuar njoftimin për përzgjedhjen përfundimtare të kandidatëve për pozitën e Zyrtarit Ligjor në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Për këtë pozitë janë pranuar tetë persona. Edhe këtë herë në këtë konkurs janë shpërfaqur lidhjet familjare.


Klan Kosova ka raportuar se në mesin e tetë personave të pranuar është edhe Bleona Qalaj, vazja e Agron Qalajt i cili është prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit.

Si zyrtare ligjore është pranuar edhe Egzona Mehmeti, e cila mësohet se ka lidhje familjare me Lindita Mehmetin, administratore në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Telegrafi ka mësuar se Egzona Mehmeti është nusja e vëllait të Lindita Mehmetit. Mehmeti ka të punësuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës vëllain e saj, Alban Mehmeti.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe vetë Lindita Mehmeti, administratore në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, derisa ka mohuar të ketë pasur ndikim për pranimin e kunatës së saj në pozitën e zyrtares ligjore.

“Po Egzona është kunata ime, është bashkëshortja e vëllait. Unë skam pas asnjë kontakt me komisionin apo dikë tjetër. Vëllai është e vërtetë që punon në PSRK punon mbi 4 vite aty”, tha Mehmeti.

Të tjerët që janë punësuar me këtë konkurs janë: Besnik Barku, Njomzë Halilaj, Dafina Arifi, Arbër Nikolla, Donika Kllokoqi dhe Jeta Ademaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori