Përveç Gjilanit, Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon edhe disa klube tjera, futbollistë dhe drejtues klubesh
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) ka shqiptuar dënime të ndryshime për klube nga Superliga, Liga e Parë dhe Superliga e Femrave, teksa dënimeve nuk i kanë shpëtuar as lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e klubeve.
Vëmendja më e madhe e ndeshjeve të fundjavës ishte te takimi i ndërprerë në mes të Gjilanit dhe Ballkanit shkaku i sulmit të tifozëve vendas ndaj portierit mysafir Stivi Frashëri.
Komisioni i Garave vendosi ta regjistrojë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0 në favor të Ballkanit, ndërsa më vonë edhe Komisioni Disiplinor e dënoi me tri ndeshje pa praninë e shikuesve dhe jashtë fushës së vet.
Por, ky nuk ishte dënimi i vetëm i shqiptar nga Komisioni Disiplinor, pasi pas mbledhjes së mbajtur sot ka publikuar të gjitha vendimet e marra.
Vendimet e Komisionit Disiplinor
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.04.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 27-të të BKT Superligës dhe xhiros së 20-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME:
SC ”Gjilani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes Gjilani – Ballkani zhvilluar me 03.04.2022 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Në minutën e 90+4, pas barazimit të rezultatit nga ana e vendasve, një numër i shikuesve nga tribuna futen në fushë për të festuar golin e barazimit, dy nga të cilët sulmojnë fizikisht portierin e ekipit mysafir me nr fanelle 77 Stivi Frashëri duke i rrezikuar shëndetin. Lojtarit të sulmuar i është dhënë ndihma e parë në fushën e lojës, pastaj me autoambulacë është transportuar për në spitalin e qytetit. Për shkak të paaftësimit të lojtarit mysafir si rezultat i sulmit nga shikuesit, gjyqtari kryesor duke implementuar rregulloren e garave, në minutën 90 +4 e ka ndërprerë ndeshjen. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani . Bazuar 53 paragrafi 1 pika B i Rregullores disiplinore: Dënohet me 3 (tri) ndeshje zyrtare pa praninë e shikuesve si dhe jashtë fushës së stadiumit të qytetit në Gjilan. SC ”Gjilani” ndeshjet mund t’i zhvillojë në terrenin me bari sintetik në Gjilan ose në stadiumet tjera ku klubi dhe shtabi teknik vendosin.
Drejtori sportiv i FC ”Drita” Valon Zymberi. Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore kishte ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes me fjalët ”Ju po vini me misione të caktuar për ta dëmtuar Dritën”. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Drita . Po ashtu drejtori sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi me rastin e hedhjes së shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, kishte ofenduar Komisionin e Garave duke i verifikuar (prekur me dorë) topat pasi ishin vendosur në vazo, me çka kishte shprehur mos besim në Komisionin e Garave në prezencë të përfaqësuesve të klubeve, gazetarëve dhe kamerave televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 5 Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99. Pas ndërprerjes së ndeshjes, në tunelin për në zhveshtore, kishte shqelmuar disa dyer dhe gjësende tjera që ishin aty si dhe kishte sjellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 400 euro . Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Recedivist).
Përfaqësuesi zyrtar i KF ”Trepça ” Fisnik Haxhiu, nr.personal 1231671893. Në minutën e 28, ofendon gjyqtarin (asistentin e parë), për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes A&N-Trepça. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Trajneri I KFF “ Vizioni“, Qerim Shaqiri. Në minutën 72-të, në ndeshjen e Ligës së Parë të femrave U-17 KFF “ Presingu “ nga Vitia – KFF “ Vizioni “ nga Ferizaj , zhvilluar me 03.04.2022 në Sadovinë, ndëshkohet me karton të kuq direkt për shkak sjelljes josportive ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy ) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF ” Istogu” , Ermira Selimi me nr fanelle 7 dhe nr ID021149F4. Në minutën 63-të përplasje me lojtaren mysafire në ndeshjen e xhiros së 10-të , të Ligës së Parë të fermave U 17 Istogu-16 Qershori. Sipas raportit të delegatit dhe gjyqtarit të ndeshjes. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF ”Istogu ” , Melisa Blakaj me nr fanelle 6 dhe nr ID 022650M04. Në minutën 63-të përplasje me lojtaren mysafire në ndeshjen e xhiros së 10-të, të Ligës së Parë të fermave U 17 Istogu-16 Qershori. Sipas raportit të delegatit dhe gjyqtarit të ndeshjes . Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF ” 16-QERSHORI ” Dorine Qorri me nr fanelle 77 dhe nr ID 022650M05. Në minutën 63-të përplasje me lojtaren vendase në ndeshjen e xhiros së 10-të , tëLigës së Parë të femrave U 17 Istogu-16 Qershori. Sipas raportit të delegatit dhe gjyqtarit të ndeshjes. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 07.04.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 07.04.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit
Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet – kërkon sensacionin evropian
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit
U pajtua për një kontratë të re me Bayernin – Davies do të marrë një bonus ‘marramendës’
Bruno Fernandes paralajmëron transferimin shokues jashtë Evropës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova