LAJMI I FUNDIT:

Përveç doktorëve e infermierëve, edhe kjo kompani ka qenë në vijë të parë të frontit kundër COVID-19

Përveç doktorëve e infermierëve, edhe kjo kompani ka qenë në vijë të parë të frontit kundër COVID-19

Pandemia e COVID-19 sigurisht se e ka shqetësuar tërë botën dhe ka ndikuar që shtetet të marrin masa drastike për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Ndonëse heronjtë kryesorë anë e mbanë botës kanë qenë ata në vijën e parë të frontit, si doktorët e infermierët, prapa perdeve sigurisht se ka pasur edhe shumë heronj tjerë të cilët me punën e tyre kanë ndihmuar në luftimin dhe parandalimin e coronavirusit.

Një ndër këta heronj janë edhe kompanitë dezinfektuese.

Në Kosovë, kompania “Doctor Exterminator DDD”, e cila vepron në vendin tonë qe 20 vite, gjatë pandemisë ka qenë në vijën e parë të frontit duke e përdorur përvojën shumëvjeçare për të dezinfektuar në mënyrë profesionale më shumë se 1,000 hapësira të përbashkëta të ndërtesave kolektive në Prishtinë.

Krejt këtë e ka bërë me aparaturat e teknologjisë më të fundit dhe dezinfincient me efekt të menjëhershëm kundër virusit COVID-19.

Kjo kompani gjithashtu ka qenë ndër vullnetarët e parë për përkujdesjen e shtëpisë së pleqve, për qendrat e pensionerëve, automjetet e zjarrfikësve, etj.

Duke treguar përgjegjësi të lartë e shpirt solidarizues, kompania “Doctor Exterminator DDD” u ka dalë në ndihmë edhe trafikut urban në fazën fillestare të pandemisë, ku i kanë dezinfektuar të gjithë autobusët e trafikut urban.

Kësaj kompanie, punën ia besuan edhe spitalet private, depot farmaceutike, bankat, organizatat e huaja që veprojnë në Kosovë, etj.

Vlen të ceket se masat mbrojtëse adekuate e parandaluan përhapjen e virusit COVID-19 në Prishtinë.

Përndryshe, shërbimet të cilat kjo kompani i kryen janë:

– Dezinfektimi
– Dezinsektimi
– Dezinsektim hapësinor
– Deratizimi dhe kontrolli i zvarranikëve dhe zogjve.

Për më shumë informacione, kontaktoni kompaninë “Doctor Exterminator DDD” në:

Ueb sajt: http://www.doctorexterminator.com/
Nr. tel: +383 44 158 638
Facebook:
Doctor Exterminator DDD

Artikull i sponzorizuar