Përurohet QKMF-ja e re në Mitrovicë, investohen mbi 6 milion euro – ofrohet hapësirë e mjaftueshme dhe qasje e lehtë për pacientë

Sot është përuruar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nexhat Çuni” në Mitrovicë. Kjo QKMF është tetë mijë e 500 metra katror, derisa ka podrumin, katin përdhesë dhe tre kate.
Vlera totale e këtij investimi është 6 milion e 16 mijë e 853 euro, shkruan Telegrafi.
Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani ka thënë se kjo qendër mjekësore ofron kushte të mira të punës, hapësira të mjaftueshme dhe qasje të lehtë për pacientët.
“Këtu do të ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore të shëndetësisë primare, pra mjekësisë familjare, urgjencës, laboratorit të analizave, vaksinimeve, shërbimeve radiologjike. Përfshirë këtu mamografinë, barnatoren qendrore, depon e barnave, këshillimoren për sëmundjet kronike, hapësirat për aktivitete të edukimit shëndetësor”, ka thënë Shabani.
Shabani ka thënë se kjo qendër mjekësore do të ketë arkivën, biblotekën, sallën për takime, hapësirën për pushim e të tjerë.
Ai ka thënë tutje se 80 për qind e shumës është donacion nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe 20 për qind është investim i Komunës së Mitrovicës.

“Vlera totale e investimeve për ndërtimin e kësaj qendre shëndetësore, përfshirë rregullimin e oborrit është 6 milion e 16 mijë e 853 euro. 80 për qind e shumës është donacion nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, një dhuratë për qytetarët e Mitrovicës. 20 për qind e shumës është investim i Komunës së Mitrovicës, që po ashtu komuna ka siguruar projektin, parcelën e truallit, trafon e veqantë për furnizim me energji elektrike, inventarët dhe paisjet e reja mjekësore”, është shprehur ai.

Kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka treguar se ky projekt është nisur të realizohet para dy viteve.
“E kemi nis para dy viteve me emër të Zotit dhe me emër të Zotit e prejtëm shiritin sot. Ja kemi borxh këtij vendi. Kryetari më tha në zyren e tij se ky objekt do të jetoj shumë më shumë se unë dhe ti, e kjo është shumë e vërtetë”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ka uruar të ketë sa më pak pacientë, derisa la një “porosi” që të gjithë të kujdesen për mirëmbajtjen e objektit, transmeton Telegrafi.
“Ju lutem, mirëmbajeni si shtëpinë tuaj. Unë e lus Zotin me pasë jetë e shëndet, që të tilla projekte edhe më të mëdhaja t’i realizojmë për Kosovën tonë të dashur. Mitrovicë, e gëzofshi”, ka përfunduar ai.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se shëndetësia ka qenë primare gjatë qeverisjes së tij dhe ky moment për të është i veqantë.
“Është një moment që më jep krenari por edhe vendosmëri që të vazhdoj të punoj kështu dhe të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Hamza.

Derisa Hamza këtë e cilësoi si “histori suksesi”, theksoi se kjo QKMF nuk është vetëm një objekt i thjeshtë.
“Kjo QKMF nuk është vetëm një objekt i thjeshtë, ajo është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë dhe i përmbushjes së premtimeve që u japim qytetarëve tanë”, ka potencuar i pari i Komunës së Mitrovicës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rikthehet furnizimi me ujë të pijes në fshatrat e Mitrovicës

Vushtrria dhe disa pjesë të Mitrovicës pa ujë të pijes prej dy ditësh, riparimet e defekteve priten të fillojnë sot

Shpërthen gypi i ujit në Vushtrri, KRU “Mitrovica” njofton se qyteti dhe disa fshatra kanë mbetur pa ujë

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë