Përurohet Parku Olimpik në Tiranë, Rama luan basketboll me yjet e Shqipërisë dhe të Kosovës (Foto)
Pas rreth 44 muajsh, Parku Olimpik i Tiranës ka marrë jetë duke mbyllur një nga investimet më të mëdha të kompleksit, atë të pallatit të sportit.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj, kanë inauguruar këtë pallat të ri sporti, që do të mbajë emrin e ish-legjendës së basketbollit shqiptar, Feti Borova.
“Më në fund kemi një sallë moderne të lojrave me dorë që është vetëm një pjesë e projektit të madh. Pak më tutje, është një sallë tjetër moderne e peshëngritjes, e mundjes, do të ndërtohet më pas pishina e mbyllur olimpike, fushat e volejbollit dhe basketbollit të hapura, të futbollit e kështu me radhë”, ka thënë Rama, citon TCH.
Gjithashtu, kryeministri ka theksuar se shumë shpejt, të gjithë këtij oazi të gjelbër të kryeqytetit, do t’i shtohet edhe një kopsht i ri zoologjik.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj është shprehur mjaft i kënaqur që kanë bërë një tjetër hap të afrimit të të rinjve drejt sportit dhe largimit nga kafenetë e bastet: “Më vjen mirë që kemi ndërtuar një ambient që afron më shumë të rinjtë me sportin dhe i largon nga kafenetë, bingot apo llotot. Dikur, kjo sallë ishte vendi i parë i pritjes së kosovarëve gjatë periudhës së luftës dhe në mënyrë simbolike kemi vendosur që të luajmë sot me një përfaqësuese të Kosovës për të inauguruar këtë sallë”.
Më pas, fjalimet dhe falënderimet i kanë lënë radhën një përballjeje yjesh të basketbollit shqiptar dhe atij të Kosovës.
“Fotoalbumi i çeljes së Parkut Olimpik të Tiranës me dy ndeshjet Shqipëri-Kosovë (veteranët dhe përfaqësueset e sotme).
“Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPerez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re