LAJMI I FUNDIT:

Përurohet objekti i ri i ambulancave të reja specialistike në QKUK

Përurohet objekti i ri i ambulancave të reja specialistike në QKUK

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përuruan sot objektin e ri të ambulancave të reja specialistike në QKUK, me ç ‘rast premtuan se do të ketë përmirësim të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Veseli tha se sektori shëndetësor është njëri një nga pjesët më kryesore që kanë si obligim ndaj qytetarëve.


“Do të përmirësohen edhe më shumë shërbimet shëndetësore. Neve na takon të bëjmë edhe më shumë, pasi ende nuk jemi aty ku duhet, ende jemi mbrapa aty ku duhet të ofrojmë shërbimet për qytetarët tanë”, tha Veseli.

Ai ka refuzuar të përgjigjet kur është pyetur për rrahjen e disa aktivistëve në dy degë të PDK-së.

“Për qytetarët tanë, tregoni vetëm se pacientët do të kenë përkujdesje më të mirë shëndetësore”, tha Veseli.

Ndërsa i pyetur se a shfrytëzon shërbimet publike, Veseli tregoi që babai i tij është trajtuar për disa javë në Klinikën e Infektives.

“Unë e takova njërin nga mjekët, të cilët kishin pasur punë në Klinikën Infektive, e kam pasur babanë në Infektive dhe kam ardhur çdo dite. Si për vete, si për të tjerët duhet të vijmë te doktorët tanë”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha se ka rritje të nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe se me këtë po kthehet besimi i qytetarëve te ky sektor.

“Qytetarët kanë marrë shërbime nëpër bodrume, ku kushtet kanë qenë të tmerrshme. Sot ajo që shohim është nivel krejt tjetër i shërbimeve. Kemi edhe rritje të shërbimeve, po kthehet besimi në shëndetësinë publike. Kjo për mua tregon se investimet që po bëjmë kanë një kthim të besimit të qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi vetëm në QKUK, por do të vazhdojmë edhe në spitalet tjera”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se synohet përmirësimi i kushteve për profesionistët shëndetësor dhe pacientët. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori