LAJMI I FUNDIT:

Përurohet CT-ja e parë 128 shtresore në Kosovë në Spitalin e Gjilanit

Përurohet CT-ja e parë 128 shtresore në Kosovë në Spitalin e Gjilanit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, kanë përuruar CT-në 128 shtresore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, e cila është e para e këtij lloji në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

CT-ja 128 shtresore në vlerë prej 400 mijë euro është donacion i Qeverisë së Luksemburgut, që përmes programit përkrahës për shëndetësi në Kosovë tani e disa vjet i ka dhënë ndihmë të madhe reformave dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore.


Ismaili ka uruar profesionistët shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit për këtë pajisjet e reja, duke thënë se kjo është në vazhdën e modernizimit të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ai ka falënderuar edhe Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme për shëndetësinë kosovare.

100 mijë euro shtesë janë ndarë edhe për pajisje të tjera për këtë spital, ultrazëra dhe Holltera për Repartin e Kardiologjisë, Neurologjisë dhe Pulmologjisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori