LAJMI I FUNDIT:

Përurohet “billboardi” me fëmijët martirë të luftës, vetëm Imer Delisë serbët ia vranë tetë fëmijë të familjes

Përurohet “billboardi” me fëmijët martirë të luftës, vetëm Imer Delisë serbët ia vranë tetë fëmijë të familjes

Në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve përballë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” është përuruar “billboardi” me pamje të obeliskut ku ishin prezentë familjarë të fëmijëve martirë.

Gjatë luftës së fundit, Imer Delisë serbët ia vranë 23 anëtarë të familjes. Ndër ta tetë fëmijë. 20 vjet pas çlirimit, Delia e ka një brengë të madhe.

“Nuk ka të akuzuar për këtë ngjarje. Pothuajse nuk ka as të hetuar”, shprehet për RTV Dukagjinin, Imer Delia.

1432 fëmijë janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për t’i kujtuar ata, u bë përurimi i billbordit me pamje të obeliskut i cili u vendos në hapësirën reklamuese përballë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Krejt kjo u bë për ta njoftuar opinionin publik se pikërisht në atë vend do të ngritët kompleksi memorial në formë obelisk.

Kryetari i Këshillit Koordinues për personat e zhdukur, Ahmet Grajqevci, pohon se i ka emrat e kriminelëve. Ai thotë se familjarët nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse drejtësi

 “Kemi emra të serbëve. Ka edhe argumente të shkruara për ata që kanë qenë të mobilizuar në atë pjesë ku janë kryer krimet. Shpresojmë se një ditë do të vjen edhe drejtësia. Edhe familjarët nuk kërkojnë asgjë më shumë se drejtësi”, deklaroi Ahmet Grajqevci, përcjell Telegrafi.

E dizajnuesi i Obeliskut, Rrezeart Galica, ka dhënë detaje rreth kompleksit që do të ndërtohet.

“Ky kompleks do të përmbajë obeliskun 30 m të gjatë dhe 20 të gjerë si dhe do të ketë edhe elemente tjera përcjellëse përfshirë 1432 pemë në të cilat do të shënohen emrat e të gjithë martirëve”, tha Rrezeart Galica.

Dizajnuesi Rrezeart Galica duke shpresuar që vitin tjetër të ndërtohet Kompleksi Memorial, pasi që vitin e kaluar kishte dështuar ndërtimi i memorialit.

“Institucionet e Kosovës nuk kanë qenë të gatshme që këtë projekt ta zhbllokojnë dhe ta ndërtojnë siç ka qenë i planifikuar nga fillimi”, deklaroi Rrezeart Galica.

Galica ndër të tjera ka thënë se do të ngritin padi ndaj shtetit serb në emër të gjithë familjarëve të fëmijëve martirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori