LAJMI I FUNDIT:

Përurohen ambientet e rinovuara të Kardiologjisë Invazive në QKUK

Përurohen ambientet e rinovuara të Kardiologjisë Invazive në QKUK

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot kanë vizituar repartin e Kardiologjisë, ku kanë përuruar ambientet e rinovuara të Kardiologjisë Invazive.

Veseli në një prononcim për media tha se është një punë e jashtëzakonshme kur bëhen bashkë profesionalizmi dhe vullneti politik.


Veseli tha se investimet në sektorin e shëndetësisë do të rriten dhe sic tha të gjithë qyetarët pa dallim do të ndihen të barabartë, transmeton Telegrafi.

“Kjo punë është e jashtëzakonshme sepse do të trajtohen të gjithë të barabartë. Do të ecim përpara që të ju sigurojmë shërbime të barabarta të gjithëve. Vërtet është inkurajuese kur e sheh që po ndodh diçka e mirë  në Kosovë. Investimet në sektorin e shëndetësisë do të rriten dhe qytetarët tanë do të ndihen të barabartë. Është inkurajuese puna profesionale. Ministria është në cdo segment të shëndetësisë. Më shumë besim e shpresë në shtetin tuaj..”, ka thënë Veseli.

Edhe ministri Ismaili theksoi se më nuk do të ketë lista të pritjeve për trajtimin e pacientëve në repartine  Kardiologjisë Invazive.

“Kemi dy salla funksionale, që kushdo që ka sulm në zemër të vij në QKUK dhe të marr shërbimin shëndetësorë. Fakti që sot arrijmë të merret shërbimi pa asnjë intervencë, sepse nuk kemi lista të pritjeve, por kush vjen i pari hyn në sallë. Tash kursehet dhe xhepi i qytetarit. Janë larguar listat e pritjes dhe mundësia e intervenimeve. Tash qytetarët tanë do të ndihen më të sigurt”, u shpreh Ismaili.

Ndërsa, drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu tha se prej tash e tutje cdo shërbim për pacientët do të jetë 24 orë pandërprerë.

“Është hapë Kardiologjia Invazive me dy salla. Dhe kjo i mundëson cdo qytetari të Kosovës që ka nevojë për trajtim, të trajtohet menjëherë për dy orë. Pacientët tanë tani e tutje do të trajtohen 24 orë pandërprerë”, ka thënë Sejdiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori