Adelheid Feilcke
Me perspektivën puna nuk është e thjeshtë – ti e sheh diçka po nuk je aty. Mund të shohësh atë që është brenda, por nuk je brenda. Kështu që edhe perspektiva e BE e premtuar në Konferencën e Ballkanit Perëndimor është në fakt një premtim bosh. Është e qartë që shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë për në BE. Pyetja që shtrohet është vetëm: cilën?
Në kohën e vjetër të mirë para krizës së refugjatëve dhe Brexitit raportet qenë të qarta: ne jemi brenda, ju doni të hyni brenda! Dhe ne do t’ju themi se nga kalon rruga! Por kaq të qarta raportet ka kohë që nuk janë më.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor i mbrojnë me kufijtë e mbyllur shpatullat në çështjen e refugjatëve jo vetëm BE. Ato ngërthejnë edhe shumë potencial konflikti, i cili mund të bëhet i rrezikshëm edhe për Evropën: terrorizëm, islamizëm në rritje, shtetësi dhe raporte fqinjësie të pasqaruara, prapambetje ekonomike. Që këto konflikte para dyerve të Evropës duhet të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo nuk është vetëm në interes të Ballkanit, por të gjithë Evropës.
Jo vetëm për këtë arsye politikanët e Ballkanit shfaqen me besim të madh në vete. Po, ata duan të futen në BE, por njëkohësisht luajnë edhe me opsione të tjera. Rusia e ka vënë në qendër të vëmendjes Ballkanin Perëndimor, si rajon strategjik, Kina siguron projekte të mëdha ekonomike. Dhe popullatën myslimane, para së gjithash në Bosnjë dhe në Kosovë përpiqen ta bëjnë për vete gjithnjë e më shumë lojtarët islamikë. BE – Evropë nuk është i vetmi opsion dhe forca tërheqëse e komunitetit zhduket, kur anëtarësimi zhvendoset në largësi të paarritshme.
Në këtë situatë kryetarët e shteteve të Ballkanit janë ambientuar mirë dhe manovrojnë me aftësi përballë pasigurive të brendshme dhe të jashtme, për ta zgjeruar pushtetin e tyre – jo gjithmonë në mënyrë fine demokratike. Ndikim në rritje ndaj medieve dhe nepotizëm janë fenomene të përhapura në rajon, elitat e korruptuara janë një problem në rritje.
Prandaj është kaq e rëndësishme, që vendet e BE përreth Gjermanisë, Franca dhe Austria të mos ia ndajnë vështrimin Ballkanit Perëndimor. Me gjithë politikën simbolike në plan të parë të takimeve të nivelit të lartë të Ballkanit, mesazhi “duam t’ju kemi” është i rëndësishëm. Dhe integrimi i BE si objektiv i qartë krijon përgjegjësi tek të gjitha palët.
Megjithatë shkëlqimi i kohës së BE nuk është shuar kudo, nga perspektiva e Ballkanit ai ruan edhe më tej fuqi rrezatuese dhe – ajo që është më e rëndësishme:- gëzon autoritet politik. Do të ishte fatale që ky fakt të mos shfrytëzohet dhe që Ballkani Perëndimor tanit të lihet pas dore përballë ankthit të Brexitit. Çdo paqartësi e dobëson autoritetin e BE e forcat demokratike në rajon dhe çon ujë në mullirin e atyre që përfitojnë nga kushtet jostabile në Ballkan.
Detyrat në rrugën e integrimit të BE janë të mëdha: shteti juridik është një temë kritike siç është edhe njohja reciproke e shteteve, të cilat zhvilluan pjesërisht luftë kundër njëra-tjetrës deri pak vite më parë. Këtu nuk duhet të ketë kompromise të kalbura! Që në periferi të Konferencës së Ballkanit Perëndimor u kapërcye bllokada e Kroacisë për negociatat e Serbisë në BE, tregon që është e mundur që përballë interesave të përbashkëta të lihen mënjanë nacionalizmat egoiste. Afrime të tjera bilaterale duhet të pasojnë. Rezervat serbe ndaj Kosovës, çështja e shtetësisë së Bosnjës, bllokada e Greqisë ndaj Maqedonisë – lista e hapur është e gjatë. Për këtë nevojiten ende shumë negociata dhe kërkesa. Por rruga për në BE mund të ecë për kandidatët për anëtarësim vetëm përmes pajtimit rajonal.
Pavarësisht nga perspektiva që merr: integrimi i Ballkanit është një projekt afatgjatë, por i cili mund t’i përmbahet kursit me përparime konkrete. Bashkëpunimi ekonomik dhe investimet duhet të shtohen edhe më tej, pa e pakësuar presionin për reforma. Dhe duhet marrë me vete rinia, e cila është në mënyrë shqetësuese e zhgënjyer dhe pa perspektivë. Prandaj themelimi tani i Zyrës Rajonale të Rinisë për Ballkanin Perëndimor është një projekt që mban parasysh të ardhmen, i cili shumë të rinjve në shoqëritë postkonfliktuale duhet t’u hapë perspektiva të reja – së bashku në një Evropë të përbashkët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë