Sot, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grisjen e Kuranit në Prizren.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.


“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit me Drejtorinë Rajonale Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, sot ka arrestuar një person mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale nga KPK Neni 141 ‘Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik’. Lidhur me këtë rast po ashtu është bastisur shtëpia ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit”, ka deklaruar Kelani.

Gjithashtu, zëdhënësi ka bërë të ditur se i dyshuari ka një të kaluar kriminale.

“Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje. Po ashtu, i njëjti vuan nga një sëmundje psikike dhe ka pranuar trajtim psikiatrik obligativ”, ka shtuar ai.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.