Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar sot se personi i dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Banjë të Malishevës është vetëdorëzuar, pasi fotografia e tij u publikua për identifikim.

Policia kishte lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të identifikimit të të dyshuarit. Pas publikimit të fotos, ai është paraqitur vetë në polici.


Me këtë rast, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, duke theksuar se ky bashkëpunim është duke ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.