LAJMI I FUNDIT:

Personat që skuqen janë më zemërgjerë dhe më të besueshëm

Personat që skuqen janë më zemërgjerë dhe më të besueshëm

Disa njerëz nuk ndihen komod kur skuqen sepse besojnë që ky reagim i trupit të tyre i bën ata të paraqiten të pasigurt dhe të turpshëm.

Sidoqoftë, realiteti është krejtësisht ndryshe sepse skuqja e fytyrës mund të na bëjë të dukemi më të sinqertë dhe më të besueshëm, transmeton Telegrafi.

Njerëzit janë e vetmja specie që skuqen kur kanë turp

Njerëzit janë e vetmja specie që njihen se skuqen, sipas zbulimeve të Darwinit. Pasi i ka analizuar gjestet e majmunëve, duke i kryer studimet e tij për evolucionin – ai e ka definuar këtë reagim si një prej shprehjeve më të veçantë dhe më njerëzore nga të gjitha, e cila me shumë gjasë ndodh për shkak të një mekanizmi mbrojtës social që njerëzit e krijojnë kundër ndjenjave si turpi apo faji.

Skuqja ju bën më joshës në sytë e gjinisë së kundërt

E vërteta është se ky reagim na bën të dukemi më joshës kur faqet tona fillojnë të marrin ngjyrë rozë.

Personat që skuqen janë më të besueshëm

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Journal of Personality and Social Psychology”, ata që skuqen lehtë janë njerëzit që konsiderohen si më të besueshmit dhe më zemërgjerët krahasuar me ata që nuk reagojnë në të njëjtën mënyrë.

Përse skuqemi kur jemi në siklet?

Fytyra jonë skuqet për shkak se kur jemi në një situatë të sikletshme, trupi liron adrenalinë, e cila e shkakton skuqjen e lëkurës duke e rritur qarkullimin e gjakut në enë të gjakut. Ky proces ndërlidhet me sistemin nervor dhe për këtë arsye nuk mund ta kontrollojmë. Gjithashtu mund ta ndjejmë zemrën duke rrahur më shpejt, frymëmarrja duke e rritur shpeshtësinë, e madje disa njerëz edhe djersiten. /Telegrafi/