Projekti “Ti Barabarte Unë” që trajton temën e personave me nevoja të veçanta njëri ndër projektet më të suksesshme në Kosovë, nga viti në vit ka shënuar rezultate të mëdha me klipet të cilët janë realizuar në kuadër të këtij projekti ku kanë përfshirë me vete fytyra publike shumë të rëndësishme.

Këtë vit është përgatitur videoklipi me fytyra publike si: Atifete Jahjaga, Sellma Kasumoviq, Duda Balje, Vlora Çitaku dhe Majlinda Kelmendi të cilat do të jenë të shoqëruar me persona me nevoja të veçanta.


Klipi i cili do të përmbajë mesazhe sensibilizuese për ngritjen e vetëdijësimit të shoqërisë, në njërën anë do të pasqyrojë jetën reale të personave me nevoja të veçanta të cilët përballen çdo ditë me sfida të ndryshme ndërsa në anën tjetër edhe përkrahjen që do të kenë nga fytyra publike të lartcekura.

6333278a 992d 4ae1 bb73 59f63ca3c030

Shemsedin Sajhadi, organizatori dhe ideatori i projekti deklaroi që klipi i cili do të jetë nën tingujt e një kënge të Dafina Zeqirit, pritet te lansohet me datën 3 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Ve¬çanta në faqen në Facebook: Projekti “Ti Barabarte Unë” në Instagram dhe YouTube.

f25699a3 8679 4e00 983d c489f4ae8d74

Valltari i njohur si fytyrë i shumë klipeve të këngëtareve, theksoi se kanë kaluar çaste të këndshme dhe se ndihet shumë krenar që ka arritur projekti të njihet në nivel kombëtar duke korrur suksese të mëdha përveç të tjerash deklaroi se duke qenë një valltar në fillimet e projektit dhe me dëshirën për t’i ndihmuar në fushën e artit personat me nevoja të veçanta pas disa vitesh të rezulton projekti me këtë sukses nuk kishte menduar fare. /Telegrafi/

2f8814e3 e4de 4ae9 b195 ef529a6edc5f

e5d91e41 1afb 461a 8381 5d664fe748d7

7bb4fe82 d9a0 4c2d aab1 f6bb58c98bbd

82dcb4b0 c428 4955 a40e a70a8ca07a06

6fdfe42f 9f45 4270 875f f2b3b3a64aad