Persona të panjohur dëmtojnë tre aparate në Fushë Kosovë, vjedhin rreth 200 euro

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor, dje rreth orës 06:00, në rrugën “Besa Besë”, persona të panjohur kanë dëmtuar tre aparate për pagesa dhe kanë arritur të marrin rreth 200 euro.
“Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur janë dëmtuar tre aparate për pagesa dhe janë vjedhur rreth 200 (dyqind) euro”, thuhet në raportin e policisë.
Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore nga organet kompetente. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































